Arsenali fiton pastër dhe vazhdon garën e fortë për titullin e kampionit - Gazeta Express
string(72) "arsenali-fiton-paster-dhe-vazhdon-garen-e-forte-per-titullin-e-kampionit"

Arsenali fiton pastër dhe vazhdon garën e fortë për titullin e kampionit

Sport

Gazeta Express

04/05/2024 15:29

Arsenali ka regjistruar fitoren e radhës në Premierligë, për të vazhduar garën për titullin e kampionit në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triunfoi sot ndaj Bournemouthit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Takimi i luajtur në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultat të pastër 3:0.

Bukayo Saka (45′ penallti), Leandro Trossard (70′) dhe Declan Rice (90+7′) realizuan golat e fitores për “Topçinjtë”.

Arsenali pas kësaj fitore ka 83 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, tani me katër pikë më shumë se Manchester City.

Por, “Qytetarët” momentalisht kanë dy ndeshje më pak se londinezët.

Bournemouthi mbetet në kuotën e 48 pikëve në pozitën e 10-të. /Gazeta Express/