Regjistrimi i popullsisë, çfarë pyetje u bëhen mërgimtarëve? - Gazeta Express
string(58) "regjistrimi-i-popullsise-cfare-pyetje-u-behen-mergimtareve"

Regjistrimi i popullsisë, çfarë pyetje u bëhen mërgimtarëve?

Lajme

Gazeta Express

04/05/2024 7:17

Kosova ka filluar regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 5 prilli, proces që pritet të zgjasë deri më 17 maj. Krahas regjistrimit derë më derë në vend, regjistrimi i popullsisë po ndodh edhe përmes sistemit online për qytetarët e Kosovës në diasporë.

Por, si mund të regjistrohen mërgimtarët? Për këtë ka dhënë detaje Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, i cili ka thënë se sistemi i krijuar në formë elektronike është i lehtë për përdorim ndërsa, sipas tij, edhe pyetjet janë formuluar që të jenë më të qarta.

Lexo Edhe:

“Regjistrimi online i diasporës ka për qëllim me ia lehtësu punën të gjithë pjesëtarëve të diasporës për shkak se ata nuk mund të vijnë këtu për një regjistrim dhe sistemi online është menduar një sistem i lehtë dhe është në fakt jokompleks nga pyetjet” – ka deklaruar Kastrati në emisionin “Kallxo Përnime”.

I gjithë procesi online nuk pritet t’u marrë kohë qytetarëve më shumë se dhjetë minuta.

“Pyetjet janë të thjeshta, së pari ata qytetarë që e kanë nënshtetësinë e Kosovës, është një lloj obligimi (regjistrimi), por për ata që nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës, po flasim për gjeneratat e dyta dhe të treta, nëse ndihen diasporë, është një procedurë shumë e thjeshtë, diku 7-8 minuta për një person me u regjistru” – ka deklaruar kreu i ASK-së, Avni Kastrati.

I pari i Agjencisë së Statistikave ka treguar edhe për dokumentet që kërkohen kur qytetarët në diasporë regjistrohen.

“Sistemi ua kërkon një dokument identifikimi, që mund të jetë numri personal i atij shteti. Neve pastaj na duhen pesë deri në gjashtë muaj me i analizu të dhënat për saktësi, është standard” – ka thënë Kastrati.