Abdixhiku në Gjilan: Po marrim mbështetje për programin tonë - takimet me qytetarë e familje bazament i ringritjes së djathtë - Gazeta Express
string(122) "abdixhiku-ne-gjilan-po-marrim-mbeshtetje-per-programin-tone-takimet-me-qytetare-e-familje-bazament-i-ringritjes-se-djathte"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2024 20:48

Abdixhiku në Gjilan: Po marrim mbështetje për programin tonë – takimet me qytetarë e familje bazament i ringritjes së djathtë

Lajme

Gazeta Express

04/05/2024 20:48

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbledhur sot strukturat e partisë në Gjilan. Ai tha se së bashku me nënkryetarin Lutfi Haziri, kanë mbajtur një takim mobilizues me këto strukture, teksa tha se takimet me qytetarë dhe me familje janë bazamenti i ringritjes së djathtë, shkruan Gazeta Express.

“Në fund mbajtëm takim mobilizues me strukturën tonë në Gjilan.  Takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë bazament i ringritjes së djathtë. Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë! Rrugën e bëjmë bashkë!”, ka thënë ai.

Lexo Edhe:

Tutje Abdixhiku njoftoi se kanë takuar edhe familjarë të dëshmorëve të anës së Gjilanit.

“Një ditë përplot takime e aktivitete në Gjilan. E nisa vizitën fillimisht në nderime të dëshmorëve të kësaj ane. Së bashku me Lutfi Haziri e me familjarë vizituam varrezat e dëshmorëve; bëmë homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit, në Bresalc – familjen e së cilit e vizituam menjëherë më pas! Djali i Hushit, sot ishte ushtar i Republikës!  Nderuam po ashtu dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberin Vizituam familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi. Vizituam Bashkësinë Islame, si shenjë e nderimit e respekti.”, ka thënë tutje ai.