Policia greke ka shtuar masat e sigurisė para paradave qė do tė zhvillohen me rastin e Festės Kombėtare mė 25 mars, nė Athinė dhe nė qytetet tjera tė mėdha greke.
Nė gatishmėri do tė jenė edhe prokurorėt grekė, tė cilėt do tė mbikėqyrin punėn e autoriteteve policore dhe do tė ndėrhyjnė aty ku ka nevojė.
Tė dielėn (mė 25 mars) nė rrugėt e Athinės do tė jenė rreth 4,000 policė, ndėrsa nė gjendje gatishmėrie tė gjitha forcat e policisė sė kryeqytetit grek.
Pėr herė tė parė sivjet do tė kėrkohet akreditimi pėr gazetarėt, fotografėt dhe ekipet televizive qė do tė mbulojnė paradėn e nxėnėsve tė shkollave dhe paradėn ushtarake, qė mbahen para parlamentit grek.
Po ashtu, janė paraparė kontrolle tė individėve dhe grupeve tė organizuara afėr vendeve ku mbahen paradat, pėrfshirė kėtu praninė e shtuar tė policisė kundėr trazirave (MAT).
Komentet ()