E Martë, 21 Maj 2013E Martë, 21 Maj 2013

Sqarimet e ministrit

Nga Express | 01 Mars 2012 16:27
Madhësia e tekstit:

Gjatė dėgjimit publik, ministri i Kulturės, Memli Krasniqi, Projektligjin pėr Teatrot e cilėsoi si njė hap drejt avancimit tė teatrit nė Kosovė, krijimit tė lirisė artistike dhe depolitizmit tė kulturės, por edhe pėr krijimin e njė hapėsire pėr zhvillimin e dramės nacionale.

Dėgjimi publik u organizua nga Komisioni pėr Arsim, Kulturė, Rini, Sport, Administratė Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit tė Kosovės. Nė debat ishin tė pranishėm shumė regjisorė, dramaturgė, aktorė dhe njerėz tė artit e letėrsisė.

Fillimisht, ministri Krasniqi nėnvizoi qė asnjė ligj s’mund tė jetė ideal, megjithėse sqaroi se, pėr dallim nga ligji aktual dhe projektligjet tjera, ky projektligj i jep frymė jetės teatrore nė Kosovė. Sipas tij, Projektligji pėr Teatro ėshtė konsultuar edhe me komunitetin artistik, pasi qė para se tė miratohej nė qeveri ai u ishte dorėzuar mbi njėqind artistėve dhe pėr tė ishin marrė komente tė ndryshme.

Pohimin se me kėtė ligj depolitizohet teatri, Ministri Krasniqi e mbėshtetė nė atė se pėr dallim nga i kaluari, ministri mė nuk e ka tė drejtėn e zgjedhjes sė drejtorit tė pėrgjithshėm e as tė udhėheqėsit artistik, por kjo gjė tani i takon Kėshillit Drejtues.

Ministri madje potencoi se tani qartėsohen shumė mė mirė edhe kompetencat e ēdokujt qė ka njė rol nė teatėr, andaj secili do tė japė pėrgjegjėsi pėr punėn qė bėnė - nė kėtė rast, udhėheqėsi artistik ka kompetenca tė plota qė, nė bashkėpunim mė Kėshillin Drejtues, ta hartojė repertorin; drejtori i pėrgjithshėm, financat dhe ēėshtjet tjera qė nuk ndėrhyjnė nė punėn e udhėheqėsit artistik; ndėrkaq Kėshilli Drejtues ėshtė njė organ kėshillėdhėnės qė lidhet kryesisht me punėn artistike.

Sipas ministrit Krasniqi, krijimi i hapėsirės mė tė madhe pėr dramėn kombėtare ka qenė nevojė dhe kėrkesė e komunitetit, me qėllim tė rritjes sė prezantimit tė krijimtarisė sė mirėfilltė tė artistėve vendorė nė Teatrin Kombėtar, por edhe qė ajo tė ketė njė prezantim mė tė mirė jashtė vendit.

Po ashtu, ministri pėrkujtoi se ky ligj parasheh edhe themelimin e teatrove tjerė, qė lidhen me fusha tė tjera tė krijimtarisė artistike.

Tutje, sipas tij, me kėtė ligj rregullohet edhe mėnyra e financimit dhe e menaxhimit tė teatrove tė qyteteve, qė ishte kėrkesė e kahershme e artistėve nga rajonet e ndryshme tė Kosovės. Nė funksion tė depolitizimit tė teatrit dhe tė mbėshtetjes sė teatrove tė qytetit, ministri propozoi qė, pėrveē ndryshimeve qė vijnė si rezultat i kėrkesave tė artistėve, “nė ligj tė futet edhe neni qė parasheh njė kod tė veēantė buxhetor pėr teatrot, nė mėnyrė qė teatrove t’iu jepet mundėsia qė mjetet e tyre financiare t’i menaxhojnė vetė”.

Nga ana tjetėr, regjisori Bekim Lumi dhe dramaturgu Arian Krasniqi, qė ditė mė parė iniciuan njė peticion qė kėrkon pezullimin e kėtij projektligji, vlerėsojnė se ligji e ngulfat teatrin. Madje Lumi dhe Krasniqi nėnvizojnė se njerėzit e artit as qė janė konsultuar fare. Rrjedhimisht, ata, pėrmes peticionit tė nėnshkruar nga 43 punonjės arti, kanė kėrkuar tėrheqjen e Projektligjit, sepse pėrmes tij po degradohet edhe vetė roli i udhėheqėsit dhe ai i drejtorit artistik.

Megjithatė, duket se kėrkesat dhe vėrejtjet e Lumit dhe tė Krasniqit nuk u mbėshtetėn nga njė numėr i regjisorėve, dramaturgėve, aktorėve dhe kritikėve tė artit, tė cilėt ishin pjesėmarrės nė dėgjim.

Sipas dramaturgut Fadil Hysaj, profesorit tė Fakultetit tė Arteve, Nebih Islami, dramaturgut, Haqif Mulliqi, regjisorit Ekrem Kryeziu, kritikėve tė artit, Adil Olluri, Agim Apolloni dhe Reshat Sahitaj, si dhe disa artistėve tė tjerė qė i dhanė mendimet e tyre, del se ky projektligj ėshtė mė i miri deri tani, sepse ai nė esencė krijon hapėsirė pėr zhvillimin e teatrit. Vlerėsim tjetėr pozitiv i tyre ėshtė edhe krijimi i mundėsisė pėr njė prezantim mė tė madh tė dramės vendore.

Aktori Enver Petrovci, i cili nė parim e pėrkrahu Projektligjin pėr Teatro, megjithatė dha disa propozime korrekte se si do tė mund tė rregullohej edhe mė mirė teatri kosovar. Sipas tij, mbi tė gjitha duhet tė saktėsohet se kush ēfarė detyrash ka dhe qė, nė vazhdimėsi, tė dihet se kush ėshtė fajtor pėr gjendjen e keqe nė teatėr, ose kush ėshtė meritor pėr zhvillimet e mėtutjeshme. Propozimet e Petrovcit dhe tė dramaturgėve e regjisorėve tė tjerė, ministri i mbėshteti, duke kėrkuar nga Komisioni Parlamentar qė tė marrė parasysh propozimet konkrete tė komunitetit artistik.

Komentet ()