Nė Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė nė Tiranė shpėrthyen grushtet. Ngjarja ndodhi tė hėnėn nė mėngjes, pas njė debati mes drejtorit tė QKK, Artan Minarollit, dhe regjisorit, Ilir Harxhi. Institucioni shtetėror shqiptar i filmit u shndėrrua kėshtu nė njė skenė dhune fizike.
Regjisori, Ilir Harxhi, u grushtua nga drejtori Minarolli, dhe, si pasojė, pėrfundoi me sy tė nxirė. Si shkak u pėrmendėn problemet e shumta brenda qendrės kinematografike pėr projekte tė ndryshme filmike.
Debatet pėr projekte ka kohė qė kanė lindur nė QKK, por dhuna fizike ndaj regjisorit tregoi qartė se ky institucion sikur ka ndėrruar destinimin e tij parėsor.
Ndryshe, pas ngjarjes sė rėndė, dhe pas ekzaminimit mjekėsor, regjisori Harxhi ka ngritur kallėzim penal nė polici ndaj drejtorit tė QKKsė, Artan Minarollit. Regjisori i disa filmave shqiptarė iu tha mediave tiranase se, ka kohė qė nuk merrte asnjė e-mail nga QKKja lidhur me atė se ēfarė po ndodhte me projektet e tij filmike. Si rrjedhojė, Harxhi kishte shkuar disa herė nė QKK pėr tė marrė informata direkte.
Nė momentin kut hyra tė premten nė QKK atje gjeta vetėm punėtorė dhe asnjėrin nga zyrtarėt. Punėtorėt qė po bėnin punėn e tyre nė hollė.
Qėndrova aty dhe piva njė kafe, dhe kėshtu mė iku e gjithė dita. Mendova qė tė shkoja sėrish tė hėnėn e tė interesohesha pėr projekte tregoi ai pėr agjencinė e lajmeve Sot.
Kur shkova nė QKK, aty ishte bėrė njėlloj muri nė hyrje. Ishte njė errėsirė e plotė, dhe sapo hyra dėgjova njė zė po fliste nė korridor. Kur u afrova, u hap dera dhe zėri sikur u largua. Hapa derėn e zyrės sė juristes, por juristja ishte e zėnė. Po fliste me dikė tjetėr, qė unė se njihja. Sėrish u tėrhoqa tek pragu i derės, dhe prisja tė mbaronte bisedėn, qė tė merrja ndonjė informacion, meqė nė web-faqen e QKK skishte asnjė informacion.
Pas pak, nė korridor u hap dera e njė zyre dhe nga doli drejtori i QKK Artan Minarolli. Erdhi para meje, dhe tha: Ēkemi Ilir. I thashė: Me atė qė mė bėre mua mbaje turpin gjithė jetėn, tregoi tutje Harxhi.
Sapo i thashė kėto fjalė ndjeva njė grusht nė syrin e djathtė. Mė ranė syzet pėrtokė... Pas disa sekondash, afėr meje pashė drejtorin e projekteve, Arben Lamin, dhe disa punonjės tė tjerė. Nė atė moment, Artan Minarolli tregon se ishte ai qė mė goditi. Njėri prej punonjėsve e futi nė zyrė, vazhdon regjisori, derisa tregon se pastaj pėr projektet filmike ka biseduar me drejtorin e projekteve, e mė vonė ka shkruar nė polici pėr tė bėrė kallėzim penal ndaj drejtorit Minarolli.
Unė mendova se isha nė njė institucion shtetėror. Jam njė producent me licencė dhe i paguaj taksa Qendrės, andaj e pashė tė udhės qė tė bėja kallėzim penal, thotė ai, derisa tregon se pėrveēse e ka treguar gjithė ngjarjen nė polici, nga mjeku ligjor i ėshtė pėrcaktuar edhe shkalla e lėndimit nė pjesėn e mavijosur.
Regjisori, Ilir Harxhi, po ashtu nėnvizon se QKK ėshtė shndėrruar nė biznes tė drejtorit Minarolli. Sipas tij, edhe pse pėr Qendrėn paguhen taksa, nė kėtė institucion asgjė nuk ėshtė transparente.
Dy-tre herė e kam ngritur kėtė shqetėsim me njerėz tė tjerė. Pra, paguaj taksa dhe smarr asnjė informacion. Kur shkoj atje, mė thonė se po rregullojnė adresat, etj. Kur i kontaktoj, mė thonė se do tė rregullohet gjithēka. Unė kam tė drejta, sepse jam shtėpi filmike, e megjithatė jam nė terr informativ. Edhe pėr sa i pėrket projekteve, gjithēka kam dėrguar brenda afateve kohore. Por, ai [Minarolli] po bėn njė mashtrim tė madh, pėrfundoi Harxhi, i cili njihet pėr filmin Shkallėt, qė ėshtė vlerėsuar me disa ēmime.
Komentet ()