E Shtunë, 18 Maj 2013E Shtunë, 18 Maj 2013

Filmi i Rexhepit shkon nė Cannes

Nga Express | 06 Maj 2012 12:42
Madhësia e tekstit:

Filmi ‘La Monique Oubliée’ (Monika e harruar) i regjisorit kosovar Jasmin Rexhepi do tė prezantohet nė Festivalin e Filmit nė Cannes. Para pak muajsh ky film u dha premierė nė Reykjavik, ndėrsa para se tė niset pėr nė Cannes, revista islandeze ‘Reykjavik Grapevine’ i kushton njė faqe filmit tė Rexhepit.

Regjisori kosovar Jasmin Rexhepi do tė marrė pjesė nė njėrin prej festivaleve mė tė rėndėsishme tė filmit nė botė. Filmi i tij i shkurtėr “La Monique Oubliée” (Monika e harruar), do tė prezantohet nė Festivalin e Filmit nė Cannes.

Rrugėtimi i filmit tė tij pėr nė Cannes ėshtė paksa i veēantė. Rexhepi qė disa vite jeton nė Islandė, ku ėshtė duke studiuar pėr regji nė Universitetin e Reykjavikut. Filmi i tij i shkurtėr “La Monique Oubliée” ka rrjedhė si rezultat i detyrave qė i janė ngarkuar nė fund tė semestrit. Ndėrsa, ky film para disa muajsh u dha premierė nė kryeqytetin islandez, por kjo duket qė nuk qe suksesi i vetėm i regjisorit tė ri, pasi qė edhe pak ditė ai do tė niset pėr nė njėrin prej festivaleve mė tė mėdha tė filmit nė botė.

Pėr kėtė revista ‘Reykjavik Grapevine’ i ka kushtuar njė faqe Rexhepit dhe filmit tė tij tė shkurtėr, nė njė shkrim tė titulluar ‘Nga Kosova nė Cannes (nėpėrmjet Reykjavikut)’.

“Filmi tė cilin po e dėrgon Festivalin e Filmit nė Cannes nuk ndihet as islandik as ballkanik. I tėri ėshtė nė frėngjisht dhe ne nuk e dimė titullin apo nuk e shohim personazhin kryesor deri nė mes tė filmit”, shkruan revista ‘Reykjavik Grapevine’.

Arsyet pse e ka bėrė nė frėngjisht i shpjegon vetė Rexhepi. Ai thotė pėr revistėn islandeze se i pėlqen stili francez i bėrjes sė filmave.

“Ėshtė stil mediteran tė cilin mund ta kuptoj. Mė pėlqen tė bėj filma piktoresk. Por ende jam nė atė nivel ku po pėrpiqem ta gjej stilin tim”, shton regjisori kosovar. Ai thekson se i ka pasur disa projekte nė mendje dhe ka dashur ta xhirojė filmin pėrbrenda, me vetėm skena tė brendshme.

“Kam pasur frikė tė pėrdori lokacionet qė do tė mund tė m’i shkatėrronin skenat”, ėshtė shprehur ai pėr filmin e tij, i cili ėshtė xhiruar i tėri nė njė dhomė dhe nuk ka fare dialog.

‘La Monique Oubliée’ flet pėr njė vajzė e cila pret natėn e Krishtlindjeve e vetmuar. Fillimisht Monique kishte menduar se nuk do tė ishte problem ta kalonte kėtė natė e vetmuar. Edhe askujt nuk i kishte rėnė ndėrmend pėr tė. Ajo i kishte blerė vetes njė dhuratė tė ēuditshme. Njė mi lodėr. Qėllimi i saj ishte qė tė argėtohej duke parė miun duke vrapuar nėpėr dhomė. Koha kalon dhe Monique e kupton se miu nuk ėshtė duke e argėtuar dhe ajo fillon tė ftojė njerėz, duke u dėrguar mesazhe. Nė tė njėjtėn kohė, ajo nuk ndalet duke pirė verė dhe cigare.

Ajo pėrsėri dėrgon mesazhe, por askush nuk i pėrgjigjet. Si egoiste qė ėshtė, Monique mendon se ajo nuk ėshtė e dėshiruar nga askush dhe fillon tė mendojė mė tė keqėn, ta mbysė veten. Sė pari ajo u dėrgon mesazh tė gjithė njerėzve qė i njeh dhe pastaj fut kokėn e saj nė litar. Por para se tė hidhet nga karrigia, telefoni i saj cingėron dhe ajo merr njė mesazh. Por mesazhi vjen nga kompania telefonike, duke i treguar se kredia e saj ishte harxhuar, pasi qė ajo kishe dėrguar shumė mesazhe.

Filmi, i cili ėshtė i gjatė shtatė minuta, ėshtė prodhuar nga kompania ‘Go Ahead Sunshine’, produksion i cili ėshtė themeluar nga Jasmin Rexhepi. Rexhepi ėshtė edhe skenarist dhe regjisor i filmit. Pėrpos tij, edhe tė inkuadruarit tjerė nė film janė kosovarė.

Filmi ėshtė edituar nga Dukagjin Idrizi, ndėrsa nė tė luajnė Ervin Shala, Sani Ramaj, Erėza dhe Eni Idrizi. Ndėrsa edhe vet Rexhepi dhe editori Idrizi paraqiten nė njė skenė.

Ky ėshtė filmi i katėrt i shkurtė i Rexhepit.

Komentet ()