E Premte, 24 Maj 2013E Premte, 24 Maj 2013

Mashtrimi i pistė filmik

Nga Express | 19 Shtator 2012 13:29
Madhësia e tekstit:

Si u xhirua filmi qė tronditi botėn myslimane? Regjisori i filmave pornografik dhe aktorėt nė film mendonin se po xhironin njė film pėr egjiptianin George.

Aktorja e panjohur hollivudiane, Lily Dionne, qė ėshtė njėra nga 79 anėtarėt e ekipit qė xhiroi filmin me buxhet tė ulėt “Ēiltėrsia Myslimane”, tani deklaron se ėshtė “mashtruar rėndė”. Kėshtu pohon edhe shumica e anėtarėve tė ekipit filmik. Tė gjithė mendonin se po xhironin njė film aksion, kryeprotagonisti i tė cilit quhej George.

Anėtarėt e ekipit tani kanė publikuar njė kumtesė, nė tė cilėn theksojnė se ishin mashtruar, por edhe se ishin shokuar nga ndryshimi i skenarit.

“Jemi tė tmerruar me tragjeditė qė ndodhėn shkaku i filmit”, thuhet nė kumtesė.

I liruar me kusht

Producenti i filmit, identiteti i tė cilit ende po verifikohet nga policia, ekipit i prezantohej si Sam Bassil. Nė fakt, mendohet se bėhet fjalė pėr Nakoula Bassele Nakoula (55), njė kriminel ky i dėnuar qė mundohej ta fshihte identitetin pėrmes pseudonimit tė rremė. Nakoula ishte dėnuar me kusht, por tani supozohet se ndėrkohė pėrdorte sė paku 17 emrave tė rremė. Nė vitet e 90’a Nakoula ishte dėnuar pėr shkak tė tentimit tė prodhimit tė metamfetaminės, ndėrkohė qė mediat amerikane tani shkruajnė se ideja pėr xhirimin e filmit i erdhi derisa po vuante njė dėnim me burg.

Nakoula u mor nė pyetje fundjavėn e kaluar, por ende mbetet e panjohur ēfarė tha dhe ē’do tė ndodhė me tė. Njė nga kushtet pėr lirimin e tij me kusht nga burgimi 21-mujor – tė cilin e vuante pėr shkak tė malverzimeve financiare – ishte ndalimi i shfrytėzimit tė internetit dhe emrave tė rremė. Ndėrsa tani, Nakoula nuk dėshiron tė jap deklarata dhe jeton nė shtėpinė e tij nė Cerritos, afėr Los Angeles.

Nė ndėrkohė u zbulua se regjisori i filmit, Alan Roberts (65), dikur merrej me xhirimin e filmave pornografikė.

Pasi u pėrfundua, filmi fillimisht u emėrtua “Ēiltėrsia e Bin Laden”, ndėrsa Nakoula prezantohej si sipėrmarrės ndėrtimor izraelito-amerikan nga Kalifornia. Sipas tij, ishin donatorėt izraelitė ata qė i dhanė 5 milionė dollarė pėr xhirime. Por shumė shpejtė, Ministria e Jashtme e Izraelit i demantoi tė gjitha kėto pohime.

“Nuk e dinim pėr ēka bėhej fjalė. Gjatė xhirimeve vazhdimisht e pėrsėrisnim emrin George, edhe pse habiteshim se si u bė qė personazhi kryesor nė njė sagė pėr Lindjen e Mesme mbante ai emri” , i tha Lily Dionne televizionit CNN. Sipas saj, ajo ishte lajmėruar nė shpalljen pėr xhirimin e filmit qė do tė duhej tė quhej “Luftėtari i Shkretėtirės”.

Pėrfundimi i papritur

Ekipi filmik shtronte pyetje vazhdimisht, veēanėrisht atėherė kur nga postproduksioni kėrkonin qė aktorėt tė shqiptonin fjalėn Muhamed. Askush nuk kuptonte se pėrse pėrnjėherė duhej tė pėrendej Muhamedi. Vetėm kur pėrfundoi puna u bė e qartė se nuk bėhej fjalė pėr njė film aventuristik, por pėr njė film anti-islamik, dhe se profeti Muhamed ishte personazhi kryesor. “Regjisori na mashtroi, sepse e dinte mirė ēfarė po bėnte”, sqaroi aktorja Dionne, pėrderisa aktorja tjetėr, Cindy Garcia, deklaroi se kishte biseduar me producentin e filmit, dhe se ai i kishte thėnė qė skenarin e kishte shkruar me qėllimin qė myslimanėt t’i ndalnin vrasjet.

Pėrkthimi fatal

Menjėherė pas pėrfundimit tė xhirimeve, dhe pasi qė televizioni egjiptian emitoi disa sekuenca tė marra nga YouTube, Nakoula filloi tė deklaronte se nuk bėhej fjalė pėr njė film religjioz, por politik, dhe se filmi ishte xhiruar pėr tė kthyer vėmendjen nga “hipokrizia e Islamit”.

Njė anėtar i ekipit filmik thekson e kishte njohur producentin. Ai prezantohej si Sam Bassil, dhe ēeqet i nėnshkruante me po kėtė emėr.

Ndihmės-skenaristi, djathtisti radikal dhe ‘anti-xhihadisti’, Steve Klein, ndėrkaq deklaroi se, qėllimi ishte qė myslimanėve radikalė “t’iu zbuloheshin faktet dhe dėshmitė” pėr profetin Muhamed.

“Donim tė arrinim deri te njė grup i vogėl, por shumė i rrezikshėm, i njerėzve. Pra, t’i shokojmė ata, nė mėnyrė qė tė kuptojnė se Islami ėshtė i rrezikshėm”, tha Klein.

Por, ja qė filmi nuk i interesoi askujt nė Kaliforni. Si pasojė, ai u pėrkthye nė arabisht, dhe pjesė tė tij u publikuan nė YouTube. Nė botėn arabe filmi shkaktoi zemėrimin qė ende nuk po ndalet.

Komentet ()