E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

E keqja nė ne

Nga Alfred Beka | 24 Prill 2012 13:08
Madhësia e tekstit:

Shkrimtari dhe deputeti nė Parlamentin e Shqipėrisė, Ben Blushi, e promovoi librin e tij tė fundit, ‘Shqipėria’, edhe nė Prishtinė. Para lexuesve kosovarė, Blushi tregoi se nė kėtė libėr pėrpiqet tė shpjegojė disa gjėra qė s’arrin t’i shpjegojė nė rrugė tjera.

Edhe pse i botuar para shumė muajve dhe me gjithė faktin se Prishtina nuk ėshtė shumė larg Tiranės, shkrimtarit dhe politikanit Ben Blushi iu deshėn disa muaj pėr ta promovuar romanin e tij “Shqipėria” edhe nė Prishtinė. E pėr kėtė promovim ai ka pėrzgjedhur njė datė tė rėndėsishme. Ėshtė pikėrisht Dita Botėrore e Librit dhe tė Drejtės sė Autorit qė e ka shtyrė Blushin t’i prezantojė lexuesit kosovar romanin e tij tė fundit.

Duke folur pėr Blushin dhe librin e tij, nė kafe-librarinė Dit’ e Nat’, ku u mbajt promovimi, Henri Ēili, publicist dhe botues i librit, u shpreh se me dy botimet e para, romanet ‘Tė jetosh nė ishull’ dhe ‘Otello’, pėr njė periudhė shumė tė shkurtėr, Ben Blushi krijoi njė biografi absolute, duke hapur njė vend dhe duke zėnė njė vend qendror nė letėrsinė bashkėkohore shqiptare.

“Kurse me romanin e tretė ‘Shqipėria’, tė cilin unė e kam botuar, nė kuadėr tė botimeve ‘Mapo’ nė Tiranė, mendoj se ai plotėson njė triptik ose njė treshe librash qė kanė njė tė pėrbashkėt: bėjnė njė pėrpjekje, sidomos me librin e fundit, pėr tė lexuar me guxim nė vetėdijen shoqėrore shqiptare”, tha Ēili.

Sipas tij, tėrėsia e elementeve qė ka Blushi nė romanet e tij nuk ėshtė ajo ēka ai mendon apo ēka ai pėrfaqėson nė nivelin politik. Nga pikėpamja politike, sipas Ēilit, Blushi ėshtė njė politikan normativ dhe korrekt. Ēili shtoi se Blushi arrin t’i eksplorojė ato skutat e ndėrgjegjes shoqėrore, kombėtare ose tė individit, nė tė cilat kėrkon njė guxim, kėrkon njė thellėsi, kėrkon njė mprehtėsi dhe e gjitha kjo e sjellė nė njė mėnyrė artistike. Ai theksoi se librat e Blushit kanė shkaktuar vazhdimisht debat.

“Madje, romani i tij i parė, ‘Tė jetosh nė ishull’, prodhoi njė debat tė tillė, nga i cili doli dhe njė libėr tjetėr ‘Pro dhe kundėr Blushit’, njė debat qė pėrfshiu aktorė tė tė gjitha kategorive nė Shqipėri apo nė Kosovė dhe njė debat qė, nėpėrmjet kėtij provokimi letrar, solli nė skenėn publike disa probleme ose disa ēėshtje shumė tė mprehta, me tė cilat pėrballet shoqėria shqiptare sot nė Shqipėri dhe besoj dhe nė Kosovė”, tha Ēili.

Ndėrkaq, pėr gazetarin Baton Haxhiu, qasja e Ben Blushit nė letėrsi ka tė bėjė me njeriun shqiptar qė ėshtė krejtėsisht ndryshe nga ato, tė cilat jemi mėsuar t’i lexojmė apo t’i madhėrojmė.

“Sidomos libri i fundit ‘Shqipėria’ ėshtė njė prej librave me butėsinė mė tė ashpėr qė unė kam lexuar pėr raportin e njė shkrimtari me Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe njėkohėsisht edhe me komunizmin”, tha Haxhiu. Ai shtoi se Blushi edhe kur ka dashur tė ndėrtojė njė komb tė pastėr, pa korrupsion dhe pa politikė tė keqe, pa atė ballafaqim tė panevojshėm pėr tė vėrtetėn, nuk ka arritur ta gjejė mė tė bukurėn tė ne, pėr arsye se, sipas Haxhiut, ai nė tė vėrtet nuk e sheh ende tė bukurėn, debatuesen, mirėqenien dhe gjitha ato qė e ndėrtojnė njė shoqėri normale.

Haxhiu shtoi se dikush do ta quajė Ben Blushin si shqiptar tė keq, pėr arsye se e ka thėnė tė keqėn, do ta quajė shqiptar i cili e sulmon keq shqiptarin brenda nesh dhe do ta quajė shqiptar, i cili nuk ėshtė nė mesin tonė pėr faktin se ėshtė i ashpėr me kritikat e tij.

“Unė e mendoj tė kundėrtėn, se vetėm njė shqiptar si Blushi e ndėrgjegjėson shoqėrinė, e ndėrgjegjėson njeriun dhe e ndėrgjegjėson politikėn se si duhet tė sillet me njeriun, me shoqėrinė dhe me vetveten para se gjithash”, tha Haxhiu.

Vet Blushi theksoi se ky libėr e ka lodhur nė pėrgjithėsi.

“Mė ka lodhur sepse pėr sa kohė qė vendosa ta quaj ‘Shqipėria’ duhej t’i isha pak besnik Shqipėrisė sepse ky titull tė kufizon nė vetvete. Pra, tė kufizon, duke ndėrtuar njė kornizė historike, sociale dhe politike”, tha ai.

Blushi shtoi se ‘Shqipėria’ ėshtė mė shumė pėrgjigje pėr disa pyetje qė ai ka jo pėr vete por pėr ne shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Pyetje, tė cilat ai tha se pėrpiqet herė pas here t’u japė shpjegim pėrmes artit.

“Besoj qė pėr gjithė ne disa shpjegime me karakter historik, shoqėror apo politik janė akoma tė vėshtira dhe janė larg. Kjo nė fund tė fundit ėshtė njė alternativė personale dhe unė thjesht pėrpiqem qė tė shpjegoj gjėra qė s’i shpjegoj nė rrugė tjera. Pėrpiqem tė shpjegoj pse cikli ynė historik i formėsimit kombėtar ėshtė pėrgjithėsisht i vonuar dhe me kaq shumė peripeci, pse shqiptarėt e kanė kaq tė thjeshtė tė eksperimentojnė me veten dhe me kombin apo me shtetin e tyre, kur e kanė atė”, tha ai.

Blushi shtoi se libri pėrpiqet tė shpjegojė se si njė njėri qė kishte si qėllim tė zėvendėsonte Zotin dhe sa ishte gjallė ai besoi qė ia arriti dhe vdiq me besimin se arriti ta zėvendėsonte Zotin pėr besimtarėt e vet.

Blushi nuk la pa kritikuar shqiptarėt, tė cilėt vetėm rrinė duke u ankuar.

“Njė komb qė vetėm ankohet, ankohet dhe ankohet pėr prapėsitė apo pėr padrejtėsitė qė tė huajt i kanė bėrė atij, besoj qė nuk e sheh veten e vet nė njė raport tė drejtė me botėn dhe me historinė. Kjo ėshtė pak a shumė nevoja apo shtysa qė mė ka quar deri te ky libėr”, tha ai.

Duke folur pėr motivet qė e kanė shtyrė tė shkruajė, Blushi tha se motivi i parė ėshtė ai i vetėkėnaqėsisė, i dyti pėr ta vrarė kohėn e tepėrt ndėrsa i treti pėr t’iu pėrgjigjur disa pyetjeve, tė cilave nuk mundet t’iu pėrgjigjet nė ndonjė formė tjetėr.

Komentet ()