Drita i ka dhėnė fund serisė sė fitoreve tė Prishtinės. Skuadra gjilanase, e ndihmuar fuqishėm nga tifozėt e saj, tė dielėn arriti ta nxjerr njė pikė pėrball kampionit nė fuqi nė derbin e xhiros sė pestė tė Superligės. Ndėrsa, Hysi e Besa i kanė regjistruar fitoret e para nė kėtė sezon, duke i mposhtur Hajvalinė, respektivisht Ferronikelin.
Pas katėr fitoreve tė njėpasnjėshme, Prishtina tė dielėn ėshtė ndalur nė Gjilan. E mbėshtetur prej rreth 6 mijė shikuesve, tė cilėt e krijuan njė atmosferė shumė tė mirė, Drita ia doli ta rrėmbej njė pikė pėrballė kampionit nė fuqi nė derbin e xhiros sė pestė tė Superligės.
Dueli mes dy rivalėve tė vjetėr ka pėrfunduar me rezultat tė barabartė, 1:1, ndonėse prishtinasit ishin pėr njė nuancė mė tė mirė.
Madje, skuadra e Ejup Mehmetit Kapitit ka kaluar e para nė avantazh prej 0:1, me njė gol qė e shėnoi nga afėrsia Florim Bėrbatovci nė minutėn e 21-tė.
Kėtė avantazh kryeqytetasit e kanė ruajtur deri nė minutėn e 51-tė tė takimit, kur Ismet Caka e shfrytėzoi njė harkim prej njė ndėrprerje, duke shėnuar gol me kokė pėr rezultat 1:1.
Pas kėtij goli tė pėsuar, mysafirėt i shtuan pėrpjekjet pėr ta rikthyer avantazhin, por kėtė nuk e lejoj ta bėj ekipi vendas, i cili kohė pas kohe tentonte tė shėnonte sėrish. Rastin mė tė mirė e lėshoi Driton Krasniqi, por gjuajtja e tij pėrfundoi nė transversalen e portės sė Dritės.
Megjithatė, prishtinasit mbesin liderė nė Superligė me 13 pikė tė tubuara prej pesė ndeshjeve tė zhvilluara, tė ndjekur nga Trepēa 89 qė i ka 11 pikė dhe Drita qė ėshtė e treta me 10 pikė.
Hysi Hajvalia 3:0
Hysi e ka shėnuar fitoren e parė nė kėtė kampionat. Bardheiznjtė e kanė mposhtur nė Merdarė Hajvalinė me rezultat bindės, 3:0. Llapjanėt kanė luajtur mė mirė, dhe fitorja e tyre ka mundur tė jetė edhe mė thellė.
Golat pėr ekipin e Hysni Maxhunit i kanė shėnuar Zeqiri nė minutėn e 10-tė, Hajdari nė minutėn e 23-tė dhe Islami dy minuta para fundit tė takimit. Me kėtė fitore Hysi ėshtė ngjitur nė kuotėn e pesė pikėve, dy mė pak sesa Hajvalia.
Besa Ferronikeli
Ferronikeli ka vazhduar me serinė e zezė tė rezultateve. Skuadra nga Drenasi kėsaj radhe ėshtė mposhtur nė Pejė me rezultat 2:1 nga Besa, pėr tė cilėn kjo ishte fitorja e parė e sivjetshme.
Skuadra e Ramiz Krasniqit ka kaluar e para nė avantazh prej 0:1 nė minutėn e 55-tė me golin nga penaltia qė e ka realizuar Dushlaku. Por, Gashi i ka barazuar shifrat nė 1:1 nė minutėn e 68-tė.
Katėr minuta pa fundit tė takimit pejanėt pėrfituan njė penalti, nėpėrmjet tė cilės e korrėn fitoren, pasi nga pika e bardh i saktė ishte Miftaraj. Kjo disfatė Ferronikelin e ka dėrguar nė fund tė tabelės, derisa Besa tani ėshtė ngjitur nė kuotėn e 4 pikėve.