E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Nė luftė me Perėndimin

31 Janar 2012 12:05, Nga Berat Buzhala

Albin Kurti dhe Lėvizja e tij janė shndėrruar nė shtėpi, ku po kėrkojnė azil pėrfaqėsuesit e tė gjitha grupeve radikale, tė cilėt tash e sa vite po vuanin pėr njė adresė dhe njė zėdhėnės qė do t’ua pėrmbushte kauzat e tyre tė parealizuara. Duket se tashmė e kanė gjetur njė. Kjo ėshtė arsyeja qė nė protesta tė kėsaj lėvizjeje secilėn herė e mė shumė do tė shihni flamuj dhe slogane tė dyshimta.

Pse pėr shembull nė Korenė e Veriut nuk lulėzon ekonomia?

Po tė varej zhvillimi ekonomik nga rritja e prodhimeve vendore dhe po tė varej rritja e prodhimeve vendore nga shkalla e mbrojtjes sė tyre prej shtetit, atėherė kushtet nė kėtė shtet do tė ishin ideale. Nė mes tjerash, prej rreth 30 milionė banorėve sa jetojnė nė kėtė gadishull, ndoshta vetėm banorėt e familjes diktatoriale, e tek-tuk ndonjė familje e ndonjė gjenerali kasap, gjatė jetės sė tyre kanė arritur tė konsumojnė prodhime tė huaja. Tė tjerėt vetėm prodhime vendore po hanė tash e nja njė gjysmė shekulli mė radhė. Pėr shkak tė bumit ekonomik, si rrjedhojė e mbrojtjes sė prodhimeve, nė radhėn e prodhimeve vendore si ushqim mjaft i popullarizuar hynė edhe rrėnjėt e pemėve.

Nė kėtė shtet prodhimet vendore jo vetėm qė stimulohen nga qeveria, por ato produkte kurrė shoqe nga shtetet tjera afėr tyre nuk kanė parė. Sepse ato produkte i ruan shteti, madje me armė. Jo vetėm ato. Shteti i ruan edhe fabrikat. I ruan edhe qytetarėt. Shteti ruan ēdo gjė nė atė territor. Por, deri mė tash kjo nuk ka garantuar zhvillim ekonomik. Shkojmė edhe pak mė tutje. Zyrtarėt kroeano-veriorė janė treguar plot dinjitet edhe kur ka qenė nė pyetje raporti i tyre me bashkėsinė ndėrkombėtare, nėse fare ka prezencė tė bashkėsisė ndėrkombėtare brenda atij territori. Por, as kjo nuk mjafton.

Edhe mund "ta duash tėnden", edhe mund tė mos i dėgjosh ambasadorėt e huaj - por edhe t'i pėrzėsh fare nga shteti - e as kjo nuk ėshtė garanci pėr ekonomi tė fortė. Kjo e garanton vetėm njė gjė: diktaturėn.

Mund tė kalojmė edhe nė njė hemisferė tjetėr tė planetit tonė dhe ta vizitojmė njė mashtrues tjetėr qė flet nė "emėr tė popullit". Jemi nė Venezuelė. Kėtu njė torollak ka ardhur nė pushtet para pothuajse njė dekade nėn moton "duaje tėnden". Kryetari i kėtij shteti, siē do tė kishte dėshirė populli jonė tė thoshte ėshtė "tarak". Hugo Chavez nuk e dėgjon bashkėsinė ndėrkombėtare, madje gjatė gjithė ditės sė lume ai tallet me ta, por nė fund mė sė shumti tallet me ata nė emėr tė tė cilėve flet - popullin e tij. Por, kjo nuk do tė thotė se tash Venezuela ėshtė shndėrruar nė parajsė tė ekonomisė. Kur ai i kishte fituar zgjedhjet, ekonomia e Venezuelės kishte qenė nė gjendje tė mjerueshme.

Duke premtuar pėrmirėsimin e saj dhe barazi shumė mė tė madhe sociale, ai i fitoi zgjedhjet, duke i shporrur prej pushtetit 'servilėt' e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe duke i nacionalizuar kompanitė e privatizuara publike - lexojeni me kujdes nacionalizimin e kompanive tė privatizuara - dhe duke krijuar kooperativa bujqėsore. Prej atėherė, pra prej kur Chavez erdhi nė pushtet, ekonomia e kėtij shteti u bė edhe mė e mjerueshme. Tė mos flasim pėr statistika tjera. Qe vetėm edhe njė tė dhėnė: para nja dy vjetėsh mė shumė ka pasur tė vrarė brenda njė viti nė Karakas (kryeqyteti i Venezuelės) sesa nė Bagdad. Kurse Chavez edhe mė tutje po provon tė mbrojė prodhimin vendor, tė japė naftėn falas, ta forcojė aleancėn me Kubėn e Castros dhe tė mos harrojė asnjėherė qė brenda njė ditė tė mos tallet nė llogari tė SHBA-ve nė veēanti dhe nė llogari tė kapitalizmit nė pėrgjithėsi.

Albert Einstein do tė thoshte se gjėrat duhet tė shpjegohen thjesht, por jo shumė thjesht. Jo mė thjesht sesa duhet. Jo nė mėnyrė banale.

Ėshtė mashtrim. Ėshtė parullė politike qė pėrdoret sa pėr tė rrėmbyer pushtetin, tė thuhet kaq thjesht se "ne e dimė passėordin" e zhvillimit ekonomik tė vendit dhe ai ėshtė me dy shkronja, ose me njė. Nė rastin tonė, mashtruesit majtistė tė Vetėvendosjes pėrdorin gjysmė tė vėrteta ose tė vėrteta tė interpretuara banalisht thjesht dhe keq, nė mėnyrė qė tė tėrheqin vėmendjen e opinionit. Ata e dinė, ose ishte dashur ta dinin, se nėse fillojnė tė tregojnė arsyet reale prej tė cilave varet zhvillimi ekonomik i njė vendi, do ta humbnin vėmendjen e opinionit publik. Nėse thonė se zhvillimi ekonomik varet kryekėput nga kushtet e brendshme; se kėtu duhet tė bėhen reforma tė thella nė gjyqėsi; luftim tė korrupsionit; infrastrukturė ligjore; se kėtu duhet tė ketė mė shumė kushte pėr konkurrencė tė ndershme dhe para sė gjithash bashkėpunim tė pėrditshėm dhe dėgjueshmėri ushtarake nė raport me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, atėherė ka rrezik qė nuk do ta kenė vėmendjen e duhur.

Ani pse e vėrteta pėr njė zhvillim ekonomik fshihet pikėrisht nė kėto fraza monotone dhe deri diku abstrakte. Mirėpo, mashtruesit e kanė tė qartė se nėse moto e protestės sė tyre do tė ishte "reforma nė sistemin e drejtėsisė", atėherė ajo nuk do tė ishte sa duhet atraktive pėr askėnd. Prandaj bėjnė drama duke luajtur me ndjenjat e njerėzve, duke mashtruar dhe duke gėnjyer ose duke thėnė vetėm gjysmė tė vėrteta. Nėse konstatimi i tė vėrtetės nuk ėshtė garanci pėr tė marrė pushtetin, atėherė hajde tė gėnjejmė sa tė mundemi.

Ėshtė tepėr e thjeshtė, madje banale, ėshtė edhe gėnjeshtėr tė thuhet se hajde t'i bllokojmė mallrat nga Serbia dhe hajde tė mos e dėgjojmė mė bashkėsinė ndėrkombėtare dhe mandej patatet e Vushtrrisė do tė shiten tė gjitha deri nė mbrėmje, se keksat e Sempre's do tė bėhen ushqim i pazėvendėsueshėm pėr fėmijėt tanė, se ne do tė pimė vetėm qumėshtin Vita, se mandej si rrjedhojė e kėsaj do tė rritet numri i tė punėsuarve, se mandej duke u rritur numri i tė punėsuarve do tė rritet fuqia konsumuese, e kėshtu mė radhė, derisa nė mbrėmje ne do tė biem nė gjumė tė varfėr e do tė zgjohemi tė pasur. Kurse, pėr tė mos u dukur krejt qesharakė, krerėt e VV kėto tė pavėrtetat i pėrziejnė me disa konstatime tė ditura botėrisht se Serbia ėshtė armiku ynė - apo gjysmė tė vėrteta se ne po e mbajmė nė kėmbė ekonominė e Serbisė. Mirėpo, pėrzierja e njė tė vėrtete me njė gėnjeshtėr nuk do tė duhej ta bėnte gėnjeshtrėn mė tė butė ose mė tė vėrtetė.

Kėtė shkollė e ka kryer dhe kaq thjesht e ka shpjeguar ringjalljen e ekonomisė sė vendit tė tij edhe matrapazi Hugo Chavez, sa ishte lider revolucionar i opozitės, duke shėtitur nėpėr fshatra e qytete tė Amerikės Latine. Sepse nuk di nėse e dini, por edhe Chavez sikur Kurti pėrpara se ta merrte pushtetin, bėnte pak a shumė tė njėjtėn propagandė. Edhe ai kishte provuar nga pak burgun. Edhe ai ngjashėm sikur kėta tanėt bėnte se gjoja po preokupohej jo vetėm pėr shtetin e tij, por pėr gjithė botėn latine, e cila, sipas tij, po eksploatohej nga kompanitė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Chavez bėnte tubime me qytetarėt jo vetėm nė Venezuelė, por edhe nė Bolivi, Argjentinė, Peru… Edhe Chavez fliste kundėr privatizimit, sikur Kurti.

E sikur Kurti dhe organizata e tij fundamentaliste Vetėvendosje kanė folur dhe flasin tė gjithė ata qė kanė probleme fondamentale me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Europian dhe vlerat qė pėrfaqėsojnė kėto dy adresa. Pra, problemi i Vetėvendosjes dhe i Kurtit nė esencė nuk ėshtė prodhimi vendor e as ekonomia - kėto janė pasoja - por ėshtė rendi botėror. Ai me apo pa vetėdije po rekruton njerėz tė ngarkuar ideologjikisht kundėr Perėndimit dhe ēdo gjėje qė pėrfaqėson ai. Nėpėr tubimet e kėsaj lėvizjeje secilėn herė e mė shumė po shihni dhe do tė shihni flamuj dhe parulla fundamentaliste.

Sepse Kurti dhe lėvizja e tij janė shndėrruar nė shtėpi, ku po kėrkojnė azil pėrfaqėsuesit e tė gjitha grupet radikale, tė cilėt tash e sa vite po vuanin pėr njė adresė dhe njė zėdhėnės qė do t’ua pėrmbushte kauzat e tyre tė parealizuara. Duket se tashmė e kanė gjetur njė.

Autori ėshtė:

Deputet i PDK’sė nė Parlamentin e Kosovės. Kjo kolumne ėshtė shkruar enkas pėr Gazetėn Express.

Komentet ()