E Hënë, 20 Maj 2013E Hënë, 20 Maj 2013

Rezultatet e para

27 Dhjetor 2011 12:05, Nga Petrit Selimi

Me njė “t’rame, dy t’vrame” u zgjodh edhe problemi i tabelave tė automjeteve tė lėshuara nė emėr tė qyteteve kosovare nga autoritetet serbe. Ato janė tani ilegale pėr tė gjitha palėt dhe brenda vitit tė ardhshėm do tė zhduken edhe nga ato pjesė kosovare ku aktivisht rezistohet ligji kosovar.

Dje filloi realizimi konkret i marrėveshjes sė parė tė dialogut teknik me Serbinė. Kjo ėshtė marrėveshja e lėvizjes sė lirė e cila u shpall qė nė raundet e para tė takimeve nė Bruksel me ndėrmjetėsim tė BE’sė dhe monitorim tė SHBA’ve. Problemi fillestar ishte banal. Serbia nuk lejonte hyrjen nė territor tė Serbisė tė qytetarėve kosovarė qė kanė letėrnjoftime kosovare apo tabela kosovare kerresh. Tre kategori njerėzish u goditėn nga ky bojkot total i ēfarėdo dokumenti lėshuar nga organet e Republikės sė Kosovės. Njė pjesė e shqiptarėve tė Anamoravės kosovare nuk kishin mundėsi tė vizitonin familjarėt nė Luginėn e Preshevės. Po ashtu, me dhjetėra mijėra kosovarė qė jetojnė nė Europė nuk kishin tė lejuar tė udhėtonin nėpėr Serbi me automjete pėr tė mbėrri nė Kosovė nėpėr autoudhėt e Europės Qendrore. Pėrfundimisht, edhe vetė Serbėt lokalė kishin shpenzime tė dyfishta ngase pėr jetėn dhe lėvizjen nė Kosovė iu nevojiteshin dokumente dhe sigurime kosovare ndėrsa pėr jetėn dytėsore nė Serbi paguanin dyfishin ose thyenin ligjin duke lėvizur me turli tabela ilegale dhe gjysmė-legale.

Kosova dhe Serbia u morėn vesh qė Serbia tė lejon hyrjen dhe daljen nėpėr Serbi tė qytetarėve kosovarė me letėrnjoftime tė Republikės sė Kosovės, duke iu shtuar atyre njė copė letėr, tė ngjashme me solucionin qė ka pėrdor Greqia vis-ą-vis qytetarėve me dokumente maqedonase gjatė ‘90. U njohėn edhe tabelat e lėshuara ekskluzivisht nga Ministria e Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Kosovės. U krijua reciprocitet i plotė edhe nė njohje tė polisave tė sigurimit.

Serbia tash e shumė muaj tentoi tė eskivonte marrėveshjen. Fillimisht insistuan tė fillojnė lėshimin e ca kartelave tė improvizuara identifikimi nė pika kufitare nė vend tė letrave bashkėngjitėse por kjo nuk u pranuar nga ndėrmjetėsuesit europianė. Pėr qytetarė tė Kosovės letėrnjoftime me foto lėshojnė vetėm organet kosovare. Ato serbe mund vetėm tė suplementojnė copėza letre si akt simbolik, por realisht, ėshtė ID’ja me foto ajo e cila konfirmon identitetin apo origjinėn e dikujt.

Po ashtu, me njė “t’rame, dy t’vrame” u zgjedh edhe problem i tabelave tė automjeteve tė lėshuara nė emėr tė qyteteve kosovarė nga autoritetet serbe. Ato janė tani ilegale pėr tė gjitha palėt dhe brenda vitit tė ardhshėm do tė zhduken edhe nga ato pjesė kosovare ku rezistohet ligji kosovar. Jo pse do tė pėrdorim dhunė nė zhdukje tė tyre, por sepse do t’iu kushtojnė shumė atyre qė i pėrdorin. Kjo ėshtė pėr shkak se Serbia vendosi sigurime shtesė pėr automjetet kosovare me vlerė prej 100 euro, ndėrsa pėr arsye tė reciprocitetit edhe pala kosovare vendosi sigurim tė njėjtė, gjė qė e bėn tė shtrenjtė promovimin patriotik me tabela UR dhe PR.

Ironikisht, pėr shkak tė grykėsisė sė madhe tė kompanive tė sigurimit tė Serbisė, qytetarėt fituan lirinė e lėvizjes nga politika, por iu shtrenjtua kjo liri goxha shumė, aq sa pak qytetarė tė thjeshtė do tė lėvizin pėrtej kufirit. Deputeti Riza Halimi tashmė ka reaguar pėr ēmimin e lartė tė sigurimeve.

Kryeministri Thaēi dhe Zėvendėskryeministrja Tahiri thonė se Serbia me marrėveshje po e njeh Kosovėn. Qė nė kėtė marrėveshje tė parė po shihet se Serbia de facto nė mėnyre implicite po e njeh ekskluzivitetin e organeve shtetėrore kosovare si tė vetmėve qė kanė tė drejtė menaxhimin dhe lėshimin nė Kosovė tė tabelave dhe letėrnjoftimeve. Po e bėn hapin e parė drejt njohjes, pa dėshirė dhe me kėrcėnime pėr humbje tė kandidaturės nga BE’ja, por megjithatė po e bėn. E njėjta vlen edhe pėr kopjet e dixhitalizuara dhe tė verifikuara nga EULEX i librave kadastralė. Ėshtė futur fjalia e pakontestueshme se Gjykata Supreme e Kosovės ėshtė autoriteti pėrfundimtar i kontesteve ligjore, njė njohje tjetėr e realitetit.

Oh - natyrisht se ende janė hapat e parė me plot mėdyshje dhe propagandė nga Beogradi. Ndoshta edhe do ta sabotojnė procesin, por normaliteti mes nesh tanimė ėshtė futur pakthyeshėm nė listėn e kushteve tė BE’sė dhe ky ėshtė treguar si mekanizmi mė i mirė i ri-edukimit tė shteteve lindore qė refuzojnė dialogun dhe fqinjėsinė e mirė. Kondicionaliteti gati pavlovian mund tė thotė ndonjėri.

Problemi i vetėm tek hapja pėrfundimtare tė krejt rrugėve nė Ballkan mbesin barrikadat nė veri. Ato tashmė janė bėrė mjet i grupeve ekstremiste serbe dhe mjet i politikės para-elektorale nė vetė Serbinė. Ata qė kėrkojnė mė shumė mjete tė forcės policore dhe ushtarake pa kujdes dhe fokus, harrojnė se implementues tė forcės sė dhunės nė hapje tė rrugėve janė edhe ushtarėt 18-vjeēarė nga Gjermania a Austria dhe prioriteti i ruajtjes sė jetės ėshtė shumė mė i lartė se luftimi pėr ēdo centimetėr tė rrugėve tė ngrira veriore. Rrugėt, por edhe jeta politike dhe ekonomike nė veri janė tė ndėrlidhura jo vetėm simbolikisht. Porosia kryesore gjermane por edhe e tė gjithė miqve tė Kosovės, prej State Departamentit, deri tek ICO’ja, Grupi Ndėrkombėtar Drejtues apo kryeqytetet europiane ėshtė qė oferta pėr veri do tė duhet tė jetė investimi konkret nė para, orė punė, dedikim dhe partneritet me qytetarė, nė suaza tė Ahtisaarit, i cili gjithnjė e mė shumė po konfirmohet si korniza pėrfundimtare qė zhbėri marrėdhėnien e dhunshme e tė palumtur njėshekullore nė mes Kosovės dhe Serbisė.

Ka gjasa tė del edhe njė element, ai i barrikadave tė paralajmėruara tė Vetėvendosjes kundėr mallrave serbe. Sado absurd tė jetė vendimi eventual politik tė pėrdoret forca nga njė parti parlamentare nė implementim tė programit partiak, njė potez i tillė mund ta ndez situatėn. Nė afat tė gjatė, kjo do tė ketė megjithatė efekte tė limituara ngase BE’ja dhe SHBA’tė (tė shtyra edhe nga kompanitė si Nestle, Henkel, Coca Cola, Pepsi, Procter and Gamble qė kanė blerė asete nė Serbi) nuk do tė tolerojnė propagim apo veprime kundėr lėvizjes sė lirė dhe tregtisė.

Pėrkundėr kėrcėnimeve tė limituara tė brendshme, rreziku mė i madh pėr Kosovėn ėshtė nėse Serbia ngec apo refuzon ta pėrcjell rrugėn europiane. Pos qė kjo do tė krijonin situata reale tė paparashikueshme pėr siguri fizike tė qytetarėve tė Kosovės, vonesat patjetėr se do tė afektonin edhe rrugėtimin e vetė Kosovės, pasi qė edhe ne do tė ngadalsoheshim nga shtetet mike tė Serbisė. Prandaj Kosova do tė duhej tė ishte mė e lumtura kur Serbia i pėrqaf me sinqeritet dhe pa ekuivok vlerat europiane dhe fqinjėsinė e mirė me Kosovėn. Njė skenar i tillė (gjithsesi idealist nė kontekst tė lėvizjeve me zor tė Serbisė drejt normalizimit) i garės pozitive drejt BE’sė do tė duhej tė ishte ideali parėsor politik nė tė dy shtetet.

Autori ėshtė:

Zėvendėsministėr i Punėve tė Jashtme. Kjo kolumne ėshtė shkruar enkas pėr Gazetėn Express.

Komentet ()