
Ndėrsa nė Shqipėri u ndėrtua konstruksioni mbi vjedhjen e vullnetit tė popullit dhe mbi kėtė bazė u ndėrtua edhe ngėrēi politik, pėr tu bėrė pengesė serioze e integrimeve nė Evropė, nė Kosovė ky ngėrē u ndėrtua nėpėrmjet konstruksionit pėr frikėn shkaku i dialogut me Serbinė, qė gjithashtu ndėrlidhet me integrimet evropiane. Kėto ngėrēe nga tė dyja anėt vlerėsoj se nuk duhet parė vetėm nga aspekti thjesht politik, por edhe nga aspekti kulturor. Duket ashiqare se shkaku i prerjeve tė vrazhda kulturore qė kemi pėrjetuar gjatė historisė, ende jemi larg qė ta kuptojmė rėndėsinė dhe rolin qė ka Bashkimi Evropian nė pėrcaktimin e fateve tė kombeve qė jetojnė nė kėtė kontinent, mbi vlerat dhe civilizimin e tė cilit mbėshtetet edhe kuptimi i forcės mė tė madhe nė botė, pėrkatėsisht SHBA-ve. Nga shtrati kulturor bėhen tė dukshme refleksionet qė dėshmojnė njė refuzim tė integrimeve nė bashkėsinė e cila realisht ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e krishterimit.
Nė Shqipėri shqiptarėve mė shumė u pėlqeu modeli tunizian i ndodhjes sė popullit gjė tė cilėn edhe e provuan duke shkaktuar katėr viktima dhe duke djegur plotėsisht imazhin e Shqipėrisė evropiane. Intelektualė me ndikim tė madh nė opinion tek Berisha shohin modelin e Gadafit, por jo atė tė Llukashenkos, i cili nė kuadėr tė kėsaj analogjie do tė ishe mė i pranueshėm. Nė Shqipėri edhe publikisht ngrihen teza se Skėnderbeu nuk ėshtė mė shumė se njė mit i rrejshėm, se Nėnė Tereza nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me shqiptarėt, se pėrkatėsia e saj pėrdoret sall pėr nevoja politike dhe shkaku i kompleksit tė vlerės sė ulėt. Kjo madje edhe pėrkundėr faktit se kėto dy personalitete janė tė vetmet qė janė stabilizuar si vlera nė kuadėr tė vlerave tė pėrbashkėta evropiane.
Ngjashėm shfaqen kėto refleksione edhe nė Kosovė. Zgjedhjet e dhjetorit u pėrcollėn me njė fushatė agresive tė klerit mysliman, madje duke mos ngurruar qė tė shpallin edhe kandidatė tė padėshirueshėm, pėr tė cilėt edhe publikisht lėshuan fletėrrufe. Publikisht dhe nėpėrmjet institucioneve jo vetėm qė amnistohet Sulltan Murati, pushtuesi mė i egėr i Shqiptarėve, por edhe shpallet hero! Nuk mungon as sjellja pėr injorimin dhe pėrbuzjen e Nėnės Terezė, filozofia e tė qenit tė sė cilės lidhet drejtpėrdrejt me Kosovėn. Pėr mė keq dhe pėr mė tepėr kėto reflektime kulturore me konotacione tė dukshme politike nė Kosovė u bėnė tė ndikueshme edhe nė bėrjen e presidentit dhe tė qeverisė.
Realisht, po tė shikohen zhvillimet nė kontekstin historik, shohim se shqiptarėt nuk kanė zhvilluar sa dhe si duhet idenė e rilindėsve se dielli pėr ta lind nė Perėndim dhe perėndon nė Lindje. Thėnė figurativisht dielli pėr shqiptarėt vazhdon tė lind nė mesditė, diku mbi Urėn e Gallatės. Ndaj duket sikur nė kontekst tė kėsaj shqiponja me dy kokė, si simbol kombėtar, mbetet edhe mė tutje metafora mė domethėnėse nė kuadėr tė ndėrtimit tė identitetit tonė.
Duket ashiqare se jo vetėm nė ndėrdije, por edhe nė veprime tė dukshme, ende funksionon logjika se Evropa ėshtė njė bashkėsi e pamoralshme, pėrkatėsisht njė kurvė, e cila asnjėherė nuk shfaqi disponim tė mirė pėr shqiptarėt. Nė Kosovė kjo gjė bėhet edhe mė e dukshme kur kihet parasysh fakti se Evropa ėshtė ajo qė po pėrgatit udhėn e inkuadrimit tė Serbisė nė gjirin e saj, gjė kjo e cila tek shqiptarėt, shikuar nga aspekti moral, akceptohet edhe si njė lloj inati dhe padrejtėsie, e cili pastaj reflektohet nėpėrmjet ndėrtimit artificial tė njė ngėrēi politik pėrbrenda subjekteve politike.
Ngėrēi politik nė Kosovė krijoi njė gjendje sa tė hidhur aq edhe paradoksale. Nėse themi se serbėt, pėrkatėsisht Serbia kėrkoi nisjen e dialogut, kėtė dialog e bėnė tė mundshėm dhe legjitim vetė serbėt, pėrkatėsisht pakica e saj nė Kosovė, e cila ėshtė mė e merituara pėr formimin e qeverisė me mandatet e tyre tė rezervuara. Kjo mbase edhe i dha shijen mė tė hidhur kėtyre bisedimeve tė cilat janė tė pashmangshme dhe tė domosdoshme pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhen dy shtetet; Serbia dhe Kosova, tė cilat vazhdojnė ta mbajnė peng njėra-tjetrėn, mbase edhe rajonin.
Edhe nė Shqipėri, edhe nė Kosovė, po dėshmohet se mė i zorshėm ėshtė njė dialog i brendshėm se sa njė dialog i jashtėm. Kjo ka bėrė qė edhe aleatėt tanė ndėrkombėtarė tė mos mund ti kuptojnė prirjet dhe qėllimet tona, tė cilat domosdoshmėrish duhet tė lidhen me integrimet euroatlantike. Lidershipi shqiptar andej e kėndej po dėshmon se para interesit shtetėror dhe kombėtar ka vėnė interesat e grupeve dhe individėve. Subjektet politike po dėshmojnė se, shkaku edhe i kulturės qė pėrmendėm mė lart, nuk po mund ta akceptojnė demokracinė si njė sistem vlerash dhe konkurrence. Kjo e bėnė frikėn edhe mė tė madhe se ne mund tė mos pėrfitojmė sa duhet nga rasti mė i mirė nė historinė tonė, kur kurrė mė tepėr nuk kemi pasur aleatė ndėrkombėtarė qė angazhohen pėr tė na ndihmuar.
Thėnė thjesht tė gjitha udhėt qė ēojnė pėr nė Bruksel duhet parė si shpėtim tė vetėm pėr shqiptarėt. Ndaj pengesa e parė qė duhet hequr nė kėtė udhė ka tė bėjė me rrėnimin e logjikės feudale qė karakterizon elitat tona politike, tė cilat Tiranėn dhe Prishtinėn i konceptojnė si pashallėqe e jo si qendra ku zhvillohen politikat me interes kombėtar dhe shtetėror.
(E plotesuar)Shefi i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn Dejan Pavicevic ka deklaruar se Beogradi nuk ėshtė... më shumë
Isa Mustafa ka marrė pėrkrahjen e parė nga njė zyrtar i LDK'sė, pėr deklaratėn qė ka dhėnė ditė mė parė, se nuk e... më shumë
Hajredin Kuēi konsideron se deklarata e Kryetarit tė LDK'sė, Isa Mustafės qė e lė tė hapur mundėsinė e njė koalicioni me... më shumë
Nenad Rasic ka rreth vetės tetė deputetė, duke u shndėrruar kėshtu nė faktor tė rėndėsishėm politik nė Kosovė. Nė njė... më shumë
Partia kryesore nė Qeveri, PDK, ende nuk ka reaguar pėr largimin e Pėrfaqėsueses sė SHBA'sė nga Agjencia Kosovare e... më shumë
Aktori Lirak Ēelaj do ta ketė rolin kryesor nė betejėn pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale, qė sipas gjitha gjasave,... më shumë
Anėtari i KQZ, nga radhėt e PDKsė, Ilir Gashi ka kundėrshtuar idenė e pėrbėrjes sė barabartė pozitė - opozitė tė... më shumë
Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka publikuar njė raport tė punės qė ka bėrė vitin e kaluar. Nė kėtė raport nuk mungojnė... më shumë
Askush nė PDK dhe AKR nuk flet se kur do tė ndodhin ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Ibrahim Makolli thotė se Pacolli... më shumë
Nėse Serbia se pranon planin pėr zbatimin e marrėveshjes, atėherė Kosova nė ēdo formė do ta shtrijė autoritetin... më shumë
Bashkėsia Islame e Kosovė u pajtua me vendimin e komunės sė Prishtinės, qė pėrveē objektit tė xhamisė sė madhe nė... më shumë
(E plotėsuar) Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka reaguar edhe zyrtarisht pėrmes njė komunikate pėr media, duke... më shumë
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet në këtë website, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet në këtë website janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Komentet ()