E Mërkurë, 22 Maj 2013E Mërkurë, 22 Maj 2013

Tre flamuj dhe njė kandidaturė

10 Mars 2012 12:00, Nga Bardh Frangu

Presidentja aktuale qė nė start u cilėsua si njė kukull prej letre qė ishte ndėrtuar nė zyrat e ambasadės amerikane. Nė analogji me kėtė, pėrse shqiptarėt tė mos e ndėrtojnė njė president nga kulla e Jasharajve?

Pėrkujtimi i Epopesė sė UĒK-se edhe kėsaj radhe dėshmoi se degradimi i vlerave tek ne nuk ka tė ndalur. Kėngėtaret tona tė estradės, me bateritė e mbushura patriotizėm, nuk morėn mundin qė tė kėndojnė gjallė (live) pėr dėshmorėt. Ato nė plejback dėshmuan se kjo shoqėri njeh vetėm improvizimin si vlerė. Nė anėn tjetėr, nėn kėtė qiellin tonė gri kund nuk u gjend hapėsirė pėr flamurin e Republikės sė Kosovės, ndėrsa vazhdojmė tė ankohemi pėrse lejuam qė nėpėrmjet njė fusnote politike, tė imponuar nga Serbia dhe Bashkimi Evropian, tė eliminohet pėrdorimi i flamurit tė shtetit mė tė ri nė takimet rajonale dhe mė gjerė. E si ka mundėsi qė tė tjerėt tė kenė respekt mė shumė se ne pėr shtetin tonė tė bėrė me sakrifica tė mėdha!? Pėr mė keq, kėto ditė qė shėnojnė njė ngjarje tė madhe pėr ne, partia mė e madhe opozitare, pėrkatėsisht LDK, gjeti rastin qė tė promovojė idenė e saj pėr ndėrrim tė flamurit shtetėror dhe pėr zėvendėsimin e tij me flamurin e partisė. Kėshtu me tre flamuj nėn qiellin e Kosovės, zor tė gjejmė rrugėn e cila do tė definonte qartė perspektivėn tonė, pėrkundrazi.

Shikuar nga ky aspekt, krejt ajo qė u tha dhe u trumbetua se fusnota politike pėr Kosovėn nuk ka mė shumė se kuptimin e njė simbolike, nuk ėshtė mė shumė se njė demagogji, sepse realisht jeta jonė politike dhe shoqėrore vazhdon tė zhvillohet nėpėrmjet uniformave, emblemave, flamujve dhe simboleve. Kėshtu, bazuar nė logjikėn improvizuese dhe estradeske tė sjelljes sonė politike dhe shoqėrore, me kėtė rast nuk ke si tė mos kujtosh thėnien e njohur tė Volterit: “I dua pak heronjtė. Ata bėjnė shumė zhurmė. Sa mė shumė qė forma e tyre ka shkėlqim, aq mė tė urrejtshėm bėhen ata”. E vėrtet janė bėrė tė bezdisshėm kėta heronjtė tanė tė gjallė, tė cilėt ende vazhdojnė tė pėrfitojnė nga bashkėluftėtarėt e tyre tė vdekur. Mė nė fund kėtė e tha publikisht edhe Rifat Jashari, pėrfaqėsuesi emblematik i familjes qė sakrifikoi mė sė shumti pėr lirinė e Kosovės. Madje ai kėtė e bėri nėpėrmjet njė akuze, e cila nuk ka mundur tė mos rėndojė nė veshin e ēdo njeriu tė kėtij vendi. Ai tha tekstualisht se mė me dėshirė do tė ishte me tė vdekurit se me ne tė gjallėt, tė cilėt pamėshirshėm po abuzojmė me gjakun e tė rėnėve, me gjymtyrėt e invalidėve tė luftės dhe me ata qė sakrifikuan ēdo gjė pėr kėtė vend dhe mbetėn nė margjina tė jetės si raste sociale dhe si tė papėrfillshėm fare.

Megjithatė lajm kryesor nė mediet tona doli tė ishte ai qė kishte tė bėnte me mos shkuarjen e kryeministrit Thaēi nė kullėn e jasharajve. Dhe nuk mund tė ishte ndryshe kur jeta jonė vazhdon tė zhvillohet brenda skemave simbolizuese. Tė jesh nė Prekaz e tė mos jesh nė kullėn e jasharajve ėshtė diēka qė nuk funksionon si tėrėsi. Pėr mė tepėr kėtij lajmi, nė formė prologu, i parapriu deklarimi i pėrfaqėsuesit tė familjes Jashari, Murat Jashari, i cili deklaroi publikisht se nė kullėn e tyre ka kohė nuk shkojnė kryeministri Thaēi dhe kryetari i komunės sė Skenderajt, Sami Lushtaku. Ky lajm mori nė peshė edhe pėr faktin se nė kullėn e jasharajve u prit lideri i Lėvizjes Vetėvendosje!, Albin Kurti, i cili nė mėnyrė tė egėr provon tė uzurpojė kuptimin opozitar tė skenės sonė politike. Nė kėtė mėnyrė i binte sikur jasharajt tė ishin pozicionuar nė anėn e opozitės dhe kundėr pozitės aktuale. Madje, nė kuadėr tė zhvillimit tė logjikės spekuluese, u tha se Murat Jashari do tė mund tė jetė kandidat i VV pėr president tė Republikės sė Kosovės. Dhe bazuar nė shumė faktorė, kjo edhe duket tė jetė njė gjė e natyrshme. VV mbėshtetet nė konceptet etnonacionaliste dhe nė njė frymė moralizuese qė karakterizon lėvizjet populliste, gjėra kėto qė nuk janė pėrjashtuese edhe pėr pėrfaqėsuesin e familjes me kredibilitetin mė tė madh patriotik dhe moral nė hapėsirat tona, pėrkundrazi.

Nė fakt, edhe pėrtej kėsaj, kur edhe mė herėt ėshtė folur se Murat Jashari mund tė jetė kandidat i mundshėm pėr president tė Kosovės, mendoj se kandidatura e tij do tė ishte shumė serioze dhe me mundėsi shumė tė mėdha qė posti i njeriut tė parė tė Kosovės t’i jepet njė anėtari tė kėsaj familje, e cila nė kėto vite tė pasluftės ka ruajtur veten nga ndikimet partiake, duke u identifikuar kėshtu me njė strehė unifikuese. Mbase ėshtė krejt e natyrshme qė ky tip, i cili dėshtoi pėr arsye tė njohura pėr ta marrė postin e ombduspersonit, tė futet seriozisht nė kėtė garė dhe madje ta fitojė atė, ndėrsa ka shumė favore pėr kėtė. Nė kohėn kur klasa jonė politike ėshtė komprometuar kaq shumė dhe kur mbijetesėn e ka lidhur nėpėrmjet klientelizmit, gjasat pėr tė fituar nė kėtė garė nuk mund tė jenė tė vogla pėr Murat Jasharin, i cili nė paraqitjet e tij publike ka dėshmuar njė qėndrim serioz dhe shumė premtues pėr njė politikan karriere, pavarėsisht mungesės sė pėrvojės nė subjektet politike. Mė nė fund as presidentja aktuale nuk kishte njė pėrvojė tė tillė. Mbase ishte njė emėr gati krejt anonim dhe si i tillė u prit me shumė paragjykime dhe dyshime. Presidentja aktuale qė nė start u cilėsua si njė kukull prej letre qė ishte ndėrtuar nė zyrat e ambasadės amerikane. Nė analogji me kėtė, pėrse shqiptarėt tė mos e ndėrtojnė njė president nga kulla e jasharajve? Pėrse shqiptarėt e Kosovės tė mos e delegojnė edhe vullnetin e tyre politik nė kėtė kullė, tė cilėn e kanė shpallur si Mekė tė tyre?

Sigurisht qė kjo zgjedhje pėr shumė kė nuk do tė ishte e dėshirueshme, por e mundshme sigurisht qė po. E nė politikė funksionojnė gjėrat e mundshme dhe jo ato tė dėshirueshme. Madje as shoqėria civile qė do tė duhej tė angazhohej pėr njė shoqėri tė hapur, ku do tė funksiononte konkurrenca e vlerave, nuk ka arsye tė kėrkojė njė zgjedhje mė tė mirė, ndėrsa kėto vitet e fundit ka qėndruar karshi Lėvizjes Vetėvendosje. Kėshtu nė njė mėnyrė, Murat Jashari, do tė ishte njė tip i njė lloj koncenzuesi, gjė e cila pėrkon me postin e njeriut tė parė tė vendit. Mė nė fund, njė kandidaturė e tillė karshi kandidaturės sė mundshme tė Behxhet Pacollit, do tė pėrbėnte njė sprovė shumė tė nevojshme pėr moralin e njerėzve tė kėtij vendi. E ne kemi nevojė pėr sprova tė tillė.

Komentet ()