Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme - Gazeta Express
string(68) "abdixhiku-ldk-do-te-jete-formuese-dhe-bartese-e-qeverise-se-ardhshme"

Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 22:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq do të jetë bartëse e ekzekutivit të ri në vend.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme. Nuk asnjë dyshim për këtë”, ka thënë Abdixhiku në  “Rubikon” të Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se është i bindur në forcën organizative që ka partia e tij.

Abdixhiku është pyetur për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera.

“Të gjitha partitë duhet të jenë në garë. Pas zgjedhjeve mund të diskutohet për koalicione dhe besoj që do të jetë e shëndetshme, por jo para zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se është shumë i lumtur për pozicionin që ka partia e tij.