Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasje në Kolovicë - Gazeta Express
string(63) "arrestohet-njeri-nga-te-dyshuarit-per-tentim-vrasje-ne-kolovice"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 9:34

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasje në Kolovicë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 9:34

Policia ka konfirmuar arrestimin e njërit prej të dyshuarve për tentim vrasjen në Kolovicë, të ndodhur më 26 mars të këtij viti. Sipas policisë, ai është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Express.

“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Sipas prokurorisë bëhet fjalë se i arrestuari është Fitim Doda, ose i njohur ndryshe si Cuc Avalla.

Përveç veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, prokuroria po e heton Dodën edhe për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

“Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Se bashku me Dodën në kërkim policia ka vënë edhe Arjan Sijarinën, që dyshohen për tentim vrasjen e Naim Berishës dhe Ahmet Berishës.

Këta të fundit, po atë dityë në mbrëmje dolën për t’i qëruar hesapet me të lartcekurit e ku pas një konfrontimi me armë mes dy grupeve, mbeti i vdekur 29-vjeçari Egzon Haziri dhe një kalimtare e rastit, Zejnie Gashi.

Sijarina ndërkaq ende nuk ka rënë në duart e policisë.

Në arrati gjenden edhe Naim e Ahmet Berisha vëllezër, të kërkuar për vrasje të rëndë. /Express/