Bëri super paraqitje, gjigantët evropianë interesohen për portierin e Real Madridit - Gazeta Express
string(82) "beri-super-paraqitje-gjigantet-evropiane-interesohen-per-portierin-e-real-madridit"

Bëri super paraqitje, gjigantët evropianë interesohen për portierin e Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

26/04/2024 9:11

Andriy Lunin është njëri prej më meritorëve te Real Madridi për kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Portieri ukrainas priti dy penallti të Manchester Cityt, për ta dërguar ekipin e tij në mesin e katër më të mirëve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E tani shumë ekipe kanë shprehur interesimin për portierin në formë të “Los Blancos”.

Sipas Fichajes, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë të interesuar për Lunin.

Para fillimit të sezonit, Lunin kishte qenë portieri i tretë i madrilenëve, pas Courtois që u lëndua dhe pas Kepa Arrizabalagas.

Por, performancat e tij kanë bërë që ai të jetë numri një i portës së Real Madridit.