Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet - Gazeta Express
string(61) "debate-te-ashpra-ne-bbva-erjola-dhe-egla-si-ndalin-perplasjet"

Rozë

Gazeta Express

19/04/2024 18:49

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Rozë

Gazeta Express

19/04/2024 18:49

Dita e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u mbush me tension pasi dy nga banoret, Erjola dhe Egla, u përplasën.

Konflikti ndodhi rreth sjelljeve të fundit të aktores dhe duket se ka arritur një pikë kulmore.

Lexo Edhe:

Gjatë një debati që shpërtheu në shtëpi, Erjola u ngrit në këmbë dhe iu drejtua Eglës me fjalë të ashpra, duke e akuzuar atë për dëshpërimin e saj për të marrë vëmendje.

Erjola: Të të vijë gjynah për veten.

Egla: Të isha si ty, pak krenari ka robi dhe nuk e pranon.

E gjitha kjo bisedë u zhvillua me tone të larta, ndërsa Erjola e akuzoi Eglën për sjelljen e saj gjatë festës.

Erjola: Ti çdo spektakël do ta prishësh. Ne ishim në festë, shkon dhe bën rrëmujë në lavanderi. Je e dëshpëruar, përpëlitesh si peshku pa ujë për një vëmendje.

Egla: Unë nuk do të bëj lek përjashta, ju do bëni, e vërtetë. Pse më keni fshehur rrobat në banjo?

 

Erjola: Të kanë prerë duart për sjellje. Nuk lejoj që të përplasësh gjëra për vëmendje.