Driton Selmanaj në seancë, nuk e pengojnë deputetët e VV-së - Gazeta Express
string(58) "driton-selmanaj-ne-seance-nuk-e-pengojne-deputetet-e-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 10:53

Driton Selmanaj në seancë, nuk e pengojnë deputetët e VV-së

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 10:53

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është duke marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai nuk është penguar nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse nga kjo parti Selmanaj është shpallur person i padëshirueshëm në Kuvendin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Kjo pas deklaratave të tij drejtuar për deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci.

Saranda Boguejvci e ftuar në emisionin “Frontal” në T7 pati thënë se këto deklarata e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.

“Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, mësohesh me gjet mënyrën me jetu, nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe unë do të jetoj me këtë pjesë derisa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeministër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci.

Ndërsa, Selmanaj ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

Selmanaj i tha Gazetës Express se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij. /Gazeta Express/