Iu kërkuan hapa për Asociacionin, Kurti njofton për takimin me O'Brien: Folëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes - Gazeta Express
string(111) "iu-kerkuan-hapa-per-asociacionin-kurti-njofton-per-takimin-me-obrien-folem-per-zbatimin-e-plote-te-marreveshjes"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 11:50

Iu kërkuan hapa për Asociacionin, Kurti njofton për takimin me O’Brien: Folëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 11:50

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Kurti tha se me të ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike me Serbinë.

Lexo Edhe:

“Dje kam takuar ndihmëssekretarin e shtetit amerikan Jim O’Brien dhe ambasadorin Jef Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike. Ne gjithmonë do të jemi mirënjjohës ndaj SHBA-së për rolin qendror dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”.

Për këtë takim dje kishte shkruar edhe O’Brien, i cili tha se Kurtit i kishte kërkuar progres urgjent në themelimin e Asociacionit.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Për të shkuar përpara, ne duhet të zbatojmë zotimet e dialogut të lehtësuar nga BE, përfshirë progresin urgjent në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojitur me kryeministrin kosovar Albin Kurti sot”, ka shkruar O’Brien në X.

Para se të ndodhë votimi për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, SHBA, Franca e Gjermania i kërkuan së fundi Kurtit hapat urgjentë dhe thelbësorë drejt Asociacionit. /Express/