Emri i emisarit të ri të BE'së për dialogun para muajit gusht -kjo është procedura e përzgjedhjes - Gazeta Express
string(95) "emri-i-emisarit-te-ri-te-bese-per-dialogun-para-muajit-gusht-kjo-eshte-procedura-e-perzgjedhjes"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 22:56

Emri i emisarit të ri të BE’së për dialogun para muajit gusht -kjo është procedura e përzgjedhjes

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 22:56

Teksa Miroslav Lajçak po bëhet gati ta lë pozitën e Emisarit Special për Ballkanin Perëndimor që ka mbuluar edhe bisedimet Kosovë -Serbi, ka folur edhe rreth emërimit të pasardhësit të tij.

Ai ka thënë se shefi i diplomacisë së BE’së Josep Borell pritet t’i kontaktojë përfaqësuesit e vendeve anëtare.

Lexo Edhe:

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell do t’u dërgojë një letër në ditët në vijim ambasadorëve që përfaqësojnë vendet anëtare në Komitetin Politik dhe të Sigurisë, duke u kërkuar atyre të propozojnë nominimet për pasardhësin tim. Dhe pastaj ato vende që besojnë se kanë kandidatë të mirë do të paraqesin emrat e tyre, atëherë do të ketë një procedurë përzgjedhjeje. Dhe së fundi, emërimi është i Përfaqësuesit të Lartë, por me mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Është e rëndësishme, natyrisht, që të mos ketë vakuum mes përfundimit të mandatit tim dhe fillimit të mandatit të ri, sepse vazhdimësia është shumë e rëndësishme, vazhdimësia e misionit, vazhdimësia e kontratave të anëtarëve të ekipit etj. Pra, nuk duhet të ketë boshllëqe. Kështu që kjo duhet të ndodhë para gushtit”, ka shpjeguar Lajçak./Express