Galatasaray vazhdon rrugën drejt titullit, fiton pastër ndaj Adana Demirsporit - Gazeta Express
string(77) "galatasaray-vazhdon-rrugen-drejt-titullit-fiton-paster-ndaj-adana-demirsporit"

Galatasaray vazhdon rrugën drejt titullit, fiton pastër ndaj Adana Demirsporit

Sport

Gazeta Express

26/04/2024 21:15

Galatasaray ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Turqisë, duke bërë  një tjetër hap drejt titullit të kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk triumfoi sonte në udhëtim te Adana Demirspor, në kuadër të javës së 34-t, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Yeni Adana” përfundoi me rezultatin 0:3.

Hakim Ziyech (53′), Kerem Demirbay (64′) dhe Mauro Icardi (90+1′).

Galatasaray pas kësaj fitore ka 90 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se Fenerbahçe.

Adana Demirspor ndodhet në pozitën e 11-të me 41 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/