E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Zgjedhjet e ardhshme kanė nevojė pėr pėrmirėsime

Nga Express | 21 Shkurt 2013 14:17
Madhësia e tekstit:

Drejtorėt e shkollave duhet tė kenė vetėm rol logjistik dhe nuk duhet tė jenė mė menaxherė tė Qendrave tė votimit. Ata thjeshtė duhet ta kenė vetėm njė rol teknik nė ditėn e zgjedhjeve, qė tė aktivizojnė gjeneratorin nėse ndalon rryma dhe tė hapin dhe mbyllin klasat, kur pėrcaktohet mbajtja e votimeve.

Kėto dhe shumė tė tjera janė rekomandimet qė janė bėrė tė enjten nga Instituti Demokraci pėr Zhvillim (D4D) nė raportin “Mėsimet e nxjerra pėr zgjedhjet e ardhshme - Analizė e zgjedhjeve pėr kryetar komune nė Ferizaj dhe Kaēanik?”

Nė tryezėn ku u publikuan tė dhėnat dhe rekomandimet tė pranishėm ishin Albulena Haxhiu nga Vetėvendosja, Burim Ramadani nga AAK-ja dhe Norbert Ruetsche, Sekretari i parė nė Ambasadėn Zvicerane.

Punimi ofron njė analizė tė procesit zgjedhor ashtu siē ėshtė vėzhguar gjatė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme pėr kryetar komune nė Ferizaj dhe Kaēanik.

Kėrkimi ka nxjerrė nė pah ndryshimet pozitive nė kėto zgjedhje pėr dallim nga zgjedhjet e fundit nacionale si dhe trajton sfidat qė ende mbeten pėr t’u tejkaluar.

Kėrkimi ka theksuar problemet qė kanė tė bėjnė me turmat nėpėr korridore tė vendvotimeve, problemet me votim nė emėr tė tė tjerėve, rolin e KQZ-sė.

Pjesa mė e madhe e rekomandimeve u pėrkrahėn nga anėtarėt e panelit, dhe njėherit u shpreh nevoja qė rekomandimet t’i dėrgohen deputetėve dhe anėtarėve tė komisionit pėr reformė zgjedhore qė tė merren parasysh gjatė procesit tė amandamentimit tė ligjit zgjedhor.

Rekomandimet e tjera thonė se duhet tė depolitizohen tavolinat ndihmėse, qė roli i komisionerit gjatė ditės sė zgjedhjeve ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor dhe pėrgjegjėsia e tyre duhet tė rregullohet me ligj dhe jo tė varet nga vullneti individual, ashtu siē ka qenė deri mė tani.

KQZ-ja nuk duhet tė ketė diskrecion pėr numrin e komisionerėve nė njė vendvotim tė caktuar. Paraprakisht, KQZ shpesh ka marrė vendime pėr kėtė ēėshtje, nganjėherė duke zvogėluar numrin e komisionerėve pėr vendvotim nė minimum. Numri duhet tė rregullohet me ligj dhe asnjė vendvotim mos tė cenohet nėse nuk ka pasur mjaft interes nga tė gjitha subjektet.

KQZ-ja duhet tė miratojė njė rregullore e cila siguron qė 30% tė komisionarėve tė jenė femra. Deri mė tani, pėrfaqėsimi i gruas ka qenė shumė i ulėt.

Komisionarėt tė mos jenė nga komunat prej nga vijnė, kabinat e votimit duhet tė kthehen nė atė mėnyrė qė u mundėson vėzhguesve tė shohin shpinėn e votuesit.

Vėzhguesit duhet tė lejohen qė tė ulen prapa komisionerėve nė vendvotime, pastaj tė reduktohet numri i vėzhguesve tė partive politike. Ndėrsa sa u pėrket bejxhave, ata kėshillohet tė jenė tėrė kohėn tė dukshėm

Raporti kėshillon qė duhet tė zvogėlohen kompetencat ligjvėnėse tė KQZ-sė ndėrsa t’i shtohen sekretariatit tė KQZ-sė, i cili duhet tė marrė mė shumė kompetenca pėr t’u transformuar nė njė organ mė profesional qė ėshtė funksional dhe nuk varet nga Komisioni me pėrbėrje politike.

Pėrveē njė doracaku, D4D kėshillon qė duhet pėrmirėsuar ndjeshėm niveli i trajnimit pėr komisionarėt.

Sigurimi duhet tė obligohet tė parandalojė militantėt qė shprehin propagandė politike nga hyrja nė qendrat e votimit. E mbi tė gjitha KQZ duhet tė organizojė fushatė kundėr votimit familjar dhe tė udhėzojė komisionerėt se si tė merren me kėto raste, tė udhėzojnė votueset pėr tė drejtėn e tyre dhe tė insistojnė me kėmbėngulje pėr tė reduktuar rastet e votimit familjar.

Pastaj kėrkohet mbėshtetje pėr hapėsira pėr qasje tė personave me aftėsi tė kufizuara dhe tė insistojė qė tė hapen mė tepėr vendvotime nė katet pėrdhes.

Gjithmonė, duke ju referuar kėtij raporti, thuhet se duhet tė qartėsohet se me cilat dokumente mund tė votohet, ngase sipas D4D, ka pasur raste ku tentohet tė votohet edhe me kartela tė bankės, kopje tė letėrnjoftimeve, pasaporta tė huaja etj.

E mbi gjithēka tjetėr duhet pėrmirėsuar listėn e votuesve ndėrsa diaspora duhet tė vendoset nė njė listė tė veēantė.

Si dhe tė bėhet e detyrueshme qė tė raportohen tė gjitha rezultatet nė format tė njėjtė nga viti nė vit dhe tė zbėrthyera pėr vendvotim. Edhe rezultatet e anuluara duhet tė publikohen pėr transparencė.

Rekomandime tjera pėrfshijnė nevojėn pėr njė Ligj pėr Partitė Politike dhe njė ligj mė tė detajuar zgjedhor.

Komentet ()