Pėrveē repertorit tė rregullt tė filmave tė huaj, nė kinemanė ABC, nė Prishtinė ka filluar tė shfaqet edhe filmin kosovar, Shkolla e Maleve, me regji tė Halil Budakovės. Sė shpejti pritet qė nė kėtė kinema tė filloj edhe shfaqja e filmit Titanic, nė 3D.
Filmi Ice Age: Continental Drift nė 3D, shfaqet vetėm nė fundjavė, me fillim nga ora 13, ndėrsa filmi Filmi The Watch, nė formatin digjital, shfaqet nė terminet e orės 15.
Filmi kosovar, nė regji tė Halil Budakovės, Shkolla e Maleve, nė Kinemanė ABC shfaqet nė terminet nga ora 17, 19 dhe 21.
Nė film trajtohet tema e Shkollave tė Maleve gjatė kohės sė okupimit serb tė Kosovės. Sipas regjisorit, filmi i kushtohet fėmijėve qė vijuan mėsimin nė kushte tė jashtėzakonshme, popullatės sė pambrojtur kosovare, dhe luftės, nė tė cilėn ushtria kosovare dha maksimumin pėr mbrojtjen e vendit nga agresori serb falė edhe shteteve mike qė e ndihmuan Kosovėn nė ēdo aspekt.
E gjithė kjo ngjarje tregohet pėrmes personazheve kryesore, si mėsuesi (Burimi) i cili sakrifikon gjithēka pėr tė mos ndalur mėsimin; djali Krenari, si njė nxėnės i mirė qė plagoset gjatė luftės, por asnjėherė nuk e humbet ambicien pėr mėsim; ose nėna e tij, Flora, qė ka njė karakter tė fortė, dhe qė nuk dorėzohet, por i ndihmon tė birit (Krenarit), dhe i del pėrballė ēdo sfide pėr ta shėruar djalin e saj, thuhet, mes tjerash, nė sinopsisin e filmit.
Komentet ()