Inzaghi kalon Mourinhon, bëhet trajneri i tretë me më së shumti trofe te Interi - Gazeta Express
string(78) "inzaghi-kalon-mourinhon-behet-trajneri-i-trete-me-me-se-shumti-trofe-te-interi"

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 23:48

Inzaghi kalon Mourinhon, bëhet trajneri i tretë me më së shumti trofe te Interi

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 23:48

Interi siguroi sonte titullin e 20-të të kampionit në histori të klubit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 1:2 në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për sezonin 2023/24, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për trajnerin italian është ky trofeu i gjashtë i fituar me “Nerazzurrët”, prej kur mori drejtimin e tyre në vitin 2021.

Kësisoj, Inzaghi ka parakaluar Jose Mourinhon me numrin e trofeve të fituar.

“Simone Inzaghi fitoi trofeun e tij të 6-të me Nerazzurrët, duke u bërë trajneri i tretë i Interit me më shumë trofe të fituar që nga themelimi i Serie A (1929-30), pas Helenio Herrera dhe Roberto Mancini (të dy nga 7)”, njoftoi faqja e specializuar “Opta”.

/Gazeta Express/