"Kishte ndjenjë të keqe", mësohet arsyeja e mos-rikthimit të Nagelsmannit te Bayerni - Gazeta Express
string(81) "kishte-ndjenje-te-keqe-mesohet-arsyeja-e-mos-rikthimit-te-nagelsmannit-te-bayerni"

Sport

Gazeta Express

20/04/2024 10:55

“Kishte ndjenjë të keqe”, mësohet arsyeja e mos-rikthimit të Nagelsmannit te Bayerni

Sport

Gazeta Express

20/04/2024 10:55

Pavarësisht interesimit nga Bayern Munichi, Julian Nagelsmann nuk e dëshiroi rikthimin te gjiganti nga Bundesliga dhe rinovoi me Kombëtaren e Gjermanisë.

Max Eberl dhe Christoph Freund po bënin presion për të rikthyer gjermanin në “Allianz Arena”, pasi ishte kandidati kryesor për të zëvendësuar Thomas Tuchelin në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Karl Heinz-Rummenigge, një anëtar i bordit mbikëqyrës ishte kritik për kthimin e Nagelsmann në klub.

Kjo mosmarrëveshje midis Rummenigge, Eberl dhe Freund i dha Nagelsmannit një ndjenjë të keqe për t’u rikthyer, sipas “Sky Sport Germany”.

Për më tepër, 36-vjeçarit do t’i duhej të punonte edhe në planifikimin e skuadrës në verë, ndërkohë që do të drejtonte Gjermaninë në “Euro 2024”.

Në vend të kësaj, Nagelsmann zgjodhi të zgjaste kontratën e tij si trajner i Kombëtares gjermane, deri në verën e vitit 2026.

/Gazeta Express/