Klopp: Do të më pëlqente ta shihja Arne Slot si trajner të Liverpoolit - Gazeta Express
string(69) "klopp-do-te-me-pelqente-ta-shihja-arne-slot-si-trajner-te-liverpoolit"

Futboll

Gazeta Express

26/04/2024 15:33

Klopp: Do të më pëlqente ta shihja Arne Slot si trajner të Liverpoolit

Futboll

Gazeta Express

26/04/2024 15:33

Jurgen Klopp e ka komentuar deklaratën e trajnerit holandez të Feyenoordit, Arne Slot, i cili e shprehu hapur dëshirën e tij për të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit.

Madje, Slot zbuloi se dy klubet janë në negociata për të, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E Klopp tha se do t’i pëlqente ta shihte atë si trajner të ardhshëm të “Reds”.

“Nuk jam i përfshirë. Do të më pëlqente ta shihja Arne të marrë këtë punë. Më pëlqen stili i tij. Kam dëgjuar çdoherë se është trajner i mirë. Do t’i thoja se është puna më e mirë në botë. Klubi më i mirë në botë, njerëzit më të mirë”, tha Klopp.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp do të largohet nga drejtimi i Liverpoolit në fund të këtij edicioni. /Gazeta Express/