Mbappe do të pranojë ulje të ndjeshme të pagës për t'iu bashkuar Real Madridit, zbulohet shuma - Gazeta Express
string(92) "mbappe-do-te-pranoje-ulje-te-ndjeshme-te-pages-per-tiu-bashkuar-real-madridit-zbulohet-shuma"

Futboll

Gazeta Express

26/04/2024 12:39

Mbappe do të pranojë ulje të ndjeshme të pagës për t’iu bashkuar Real Madridit, zbulohet shuma

Futboll

Gazeta Express

26/04/2024 12:39

Real Madrid dhe Mbappé kanë zgjidhur tashmë çështjet e mbetura për të finalizuar kontratën që ai do të nënshkruajë në verë dhe që do t’i bashkohet Real Madridit për pesë sezone. 

Edhe pse nuk është bërë i ditur bonusi i transferimit që do të marrë familja e lojtarit, është bërë e ditur se klubi bardhezi nuk do të thyejë shkallën e pagave me të. 

Lexo Edhe:

Sipas mediumit spanjoll, AS, francezi do të marrë 15 milionë euro neto, një e treta e asaj që merrte në Paris Saint-Germain.

Por, Mbappe do të ketë rreth 80% të të drejtave të imazhit, e që mund ta arrijë pagën që aktualisht e ka në klubin parisien.

Sa i përket kohës së transferimit, “Los Blancos” është ende duke finalizuar strategjinë. 

Mundësitë janë që shpallja dhe prezantimi të bëhen pas finales së Ligës së Kampionëve (1 qershor) dhe para fillimit të Kampionatit Evropian(14 qershor), që të bëhet njoftimi i parë dhe të lihet prezantimi për më vonë pas përfunidmit të Evropianit (i cili përfundon më 14 korrik), ose që shpallja dhe prezantimi të shtyhen pas 14 korrikut.