Me valixhe në konferencë për media, duke e cituar Noizyn, Grubi feston kështu në Shkup - Gazeta Express
string(84) "me-valixhe-ne-konference-per-media-duke-e-cituar-noizyn-grubi-feston-keshtu-ne-shkup"

Me valixhe në konferencë për media, duke e cituar Noizyn, Grubi feston kështu në Shkup

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 14:21

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka zgjedhur t’i citojë disa fjalë të reperit që njihet si ‘Noizy’, në një konferencë për media në Shkup.

Grubi u tall me koalicionin e partive opozitare shqiptare që dolën afro 40 mijë vota prapa koalicionit të udhëhequr nga BDI-ja në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën.

Lexo Edhe:

Ai me valixhe doli sot në një konferencë për media, duke iu drejtuar kundërshtarëve politikë me fjalët e ‘Noizyt’.

“Shih sa bukur është top lista. Tani merre valixhen edhe ec te shpia. Valixhja është e vogël se kaq janë të vogla punët e tyre”, tha Grubi.

Kënga ku reperi i thotë këto rreshta, u lëshua në konferencë.