"Mendoja Albin Kurti babën e vet e shti n'burg me zënë n'korrupsion… e sot" - Behrami tregon çfarë bindje kishte për Kryeministrin - Gazeta Express
string(123) "mendoja-albin-kurti-baben-e-vet-e-shti-nburg-me-zene-nkorrupsion-e-sot-behrami-tregon-cfare-bindje-kishte-per-kryeministrin"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 22:17

“Mendoja Albin Kurti babën e vet e shti n’burg me zënë n’korrupsion… e sot” – Behrami tregon çfarë bindje kishte për Kryeministrin

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 22:17

Analisti Artan Behrami tha se ndjehet i mashtruar sikur 51% i qytetarëve që kanë votuar Albin Kurtin.

Ai tha se besonte se Kurti do ta fuste në burg edhe babain e tij po ta kishte zënë në korrupsion, por sipas Behramit, kryeministri sot është mbrojtësi më i madh i njerëzve të korruptuar.

Lexo Edhe:

“Unë duke e njohur Albin Kurtin një kohë të gjatë, përnjëmend kam mendu, njejt kam qenë i mashtruar siç është 51%. Thojsha Albin Kurti babën e vet me nxan në korrupsion e shtin në burg, qasi mendje ka. Edhe në qasi teori kom besu. Albin Kurti sot është mbrojtësi më i madh i njerëzve të korruptuar”, tha Behrami në Pressing, transmeton Express.