Rubin Kazan dhe Lokomotiva Moska kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 25-të në Premierligën e Rusisë.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Ak Bars Arena” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.
Mirlind Daku ishte protagonist në këtë ndeshje, pasi asistoi te goli i skuadrës së tij.
Asistimi për Valentin Vada (21′) nga sulmuesi shqiptar erdhi pasi fillimisht dribloi mirë në zonën kundërshtare.
Për Dakun ishte ky asistimi i tij i tretë këtë sezon, krahas pesë golave.
Në anën tjetër, te skuadra nga Moska sot mungoi Mario Mitaj, shkaku i kartonëve.
Rubin Kazani pas këtij barazimi ka 33 pikë dhe renditet i nënti në tabelë.
Lokomotiva Moska është e katërta me pesë pikë më shumë. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...