O'Brien i kërkon Kurtit hapa urgjent për Asociacionin: Duhet zbatimi i marrëveshjeve për të ecur përpara - Gazeta Express
string(85) "obrien-i-kerkon-kurtit-asociacionin-duhet-zbatimi-i-marreveshjeve-per-te-ecur-perpara"

O’Brien i kërkon Kurtit hapa urgjent për Asociacionin: Duhet zbatimi i marrëveshjeve për të ecur përpara

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 18:24

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. O’Brien deklaron se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të BE-së.

O’Brien thekson se SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Lexo Edhe:

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar O’Brien, transmeton Gazeta Express.

Kurti dhe O’Brien kanë zhvilluar takimin sot gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani.