Ordanoski: Programi i kandidates së VMRO-DPMNE-së antiperëndimor, recetë për katastrofë në politikën e jashtme të RMV - Gazeta Express
string(115) "ordanoski-programi-i-kandidates-se-vmro-dpmne-se-antiperendimor-recete-per-katastrofe-ne-politiken-e-jashtme-te-rmv"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 13:54

Ordanoski: Programi i kandidates së VMRO-DPMNE-së antiperëndimor, recetë për katastrofë në politikën e jashtme të RMV

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 13:54

LSDM-ja dështoi dukshëm në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por mund të përpiqet ta përmirësojë rezultatin e saj në dy javët e ardhshme, thotë analisti Sasho Ordanoski për “Sloboden Pecat”. Duhet pasur parasysh se zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut po afrohen, thotë ai, dhe se gjithçka fillon nga e para.

Sa i përket garës zgjedhore për president, është e qartë se kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova ka një avantazh të madh ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, por Ordanovski paralajmëron se nëse bëhet presidente e vendit, pikëpamjet e saj mund ta komplikojnë procesin e integrimeve europiane të Maqedonisë së Veriut, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Gordana Siljanovska nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozitat e saj. Ajo nuk është kandidate e VMRO-DPMNE-së. Për ndryshimin e Kushtetutës dhe për politikën e jashtme të Maqedonisë, është një koncept fjalë për fjalë nacionalsocialist. Kjo në ashpërsinë e saj mund të jetë konfirmim nga VMRO-DPMNE. Gruaja është e ideologjizuar, vjen nga një epokë e shkuar, këtë e thotë edhe vetë. Agjenda e saj është antiperëndimore dhe do të na ngadalësojë në çdo mënyrë. Është një recetë për katastrofë në politikën e jashtme”, tha Ordanoski.

Ai beson se qëndrimet e saj mund të jenë në kundërshtim edhe me ato të VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE nuk do të jetë shumë e kënaqur me Gordana Siljanovska Davkovën sepse mendoj se nevojat politike që do t’i shpreh nuk përputhen me pragmatizmin e tyre. Gordana Siljanovska është në fund të karrierës së saj politike”, theksoi Ordanoski.

Pothuajse 100% të votave janë numëruar dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Maedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova prin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mërkurën. Ajo ka marrë 362.682 vota, apo 40,08%. Stevo Pendarovski, presidenti aktual maeqdonas nga LSDM-ja është renditur i dyti me 180.306 vota (19,93%). Ata do të garojnë në një rund të dytë votimi më 8 maj.