Pas Berlinit, Kurti nuk do të jetë prezent as në tubimin elektoral në Cyrih të koalicionit VLEN - Gazeta Express
string(94) "pas-berlinit-kurti-nuk-do-te-jete-prezent-as-ne-tubimin-elektoral-ne-cyrih-te-koalicionit-vlen"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 15:47

Pas Berlinit, Kurti nuk do të jetë prezent as në tubimin elektoral në Cyrih të koalicionit VLEN

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 15:47

Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, VLEN, në Cyrih të Zvicrës.

Këshilltar i Jashtëm Politik i kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe kandidat për deputet, Bekim Qoku, ditë më parë kishte paralajmëruar për pjesëmarrjen e Kurtit në këtë tubim të planifikuar, por në një postim të ri sot, Kurti nuk është në listën e pjesëmarrësve.

Lexo Edhe:

“Sonte në Zürich, Regensforf. Mërgata është jo vetëm instanca financiare, por edhe morale e kombit. Ajo na konfirmon rrugën e drejtë dhe na qorton për rrugën e shtrembër”, ka shkruar ai sot, ndërsa ka treguar edhe pjesëmarrësit tjerë nga koalicioni.

Ai mbrëmë ‘korrigjoi’ edhe paralajmërimin për një tubim në Berlin ku edhe aty ishte lajmëruar nga Qoku se do të jetë Kurti i pranishëm. Por, më pas ishte ndryshuar lajmërimi.

Në vend të tij mbrëmë në Berlin kishte shkuar ministrja Albulena Haxhiu./Express/