Tifozët e Bayernit me peticion për ta mbajtur Tuchelin, mblidhen 10 mijë nënshkrime - Gazeta Express
string(82) "tifozet-e-bayernit-me-peticion-per-ta-mbajtur-tuchelin-mblidhen-10-mije-nenshkrime"

Futboll

Gazeta Express

26/04/2024 10:37

Tifozët e Bayernit me peticion për ta mbajtur Tuchelin, mblidhen 10 mijë nënshkrime

Futboll

Gazeta Express

26/04/2024 10:37

E ardhmja e Thomas Tuchel te Bayern Munich është në pikëpyetje. Humbja e titullit kampion pa dyshim ka lënë shije të hidhur te bavaverët, të cilët shpëtimin e sezonit e shohin vetëm në Ligën e Kampionëve, pasi që janë eliminuar herët edhe nga Kupa e Gjermanisë.

E në Ligën e Kampionëve do ta kenë shumë vështirë pasi që në gjysmëfinale do të kenë punë me 14 fish kampionin e kësaj gare, Real Madridin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, tifozët e Bayernit duket se po e mbështesin trajnerin aktual, Thomas Tuchel.

Madje, sipas The Athletic ata kanë bërë një peticion për ta mbajtur trajnerin gjerman edhe për edicionin e ardhshëm.

Deri tani janë mbledhur 10 mijë nënshkrime me tifozë që e përkrahin Thomas Tuchel në krye të shtabit teknik të ekipit të madh gjerman.