Xavi – Barcelona, vazhdon “martesa”: E ndiej besimin total, vazhdojmë tutje - Gazeta Express
string(68) "xavi-barcelona-vazhdon-martesa-e-ndiej-besimin-total-vazhdojme-tutje"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 14:41

Xavi – Barcelona, vazhdon “martesa”: E ndiej besimin total, vazhdojmë tutje

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 14:41

Trajneri Xavi Hernandez edhe zyrtarisht e ka ndërruar mendjen dhe do të vazhdojë ta drejtojë Barcelonën për së paku edhe një vit.

Legjenda e klubit katalunas përmes konferencës për shtyp të mbajtur sot së bashku me presidentin, Joan Laporta dhe drejtorin Deco, e ka zyrtarizuar vendimin e tij, ndërsa i ka treguar edhe arsyet që e shtynë që ta ndërronte mendjen pasi muaj më parë kishte thënë se do të largohej nga “Camp Nou” në fund të sezonit, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“E kam ndërruar mendjen sepse vërtet e ndiej besimin total nga presidenti, nga bordi dhe nga lojtarët po ashtu. Ky projekt nuk ka marrë fund ende.”

“Unë, stafi im, të gjithë së bashku ndiejmë se e kemi forcën për të bërë gjëra të rëndësishme së bashku që ta vazhdojmë këtë projekt.”

“Spekulimet se qëndrimi im ishte kushtëzuar me faktin se kërkoja më shumë para nga viti i fundit i kontratës janë ‘fake’… dhe të shpikura, për të më dëmtuar mua.”

“Presidenti e di se, nëse do të largohesha nga klubi, nuk do të kërkoja nga Barcelona asnjë euro për vitin tim të fundit të kontratës.” /Gazeta Express/