Lufta për titull në La Liga është më e fortë se kurrë më parë. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje për Realin e Barcelonën për ta rrëmbyer trofeun për sezonin 2019/20
Një javë pasi mori kreun në La Liga, duke e mposhtur 2-0 në ‘El Clasico’ Barcelonën, Real Madridi ka zbritur sërish në pozitën e dytë.
Los Blancos janë befasuar nga Real Betis në xhiron e 27 në La Liga, duke pësuar humbje 2-1, çka bëri që Barcelona të rrëmbejë sërish kreun me dy pikë mw shumw se ekipi i Zinedine Zidane.
Lufta për titull në La Liga është më e fortë se kurrë më parë kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për Realin e Barcelonën për ta rrëmbyer trofeun për sezonin 2019/20.
Dy skuadrat do të kenë orar të vështirë, Barcelona do të ketë punë me ekipe si Sevilla, Atletico Madrid e Athletic Bilbao, kurse Reali do të përballet me ekipe që mund të shkaktojnë probleme si; Real Sociedad, Athletic Bilbao e Valencia, raporton Gazeta Express.
Ndeshjet e mbetura:

Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...