string(64) "120-persona-kerkuan-ndihme-mjekesore-ne-tetove-kjo-eshte-arsyeja"

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2025 12:38

120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë, kjo është arsyeja

Maqedoni

Gazeta Express

31/03/2025 12:38

Festimet e Bajramit kanë sjellë një fluks të madh pacientësh në Urgjencën e Tetovës, kryesisht për shkak të konsumimit të tepruar të ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë.

Sipas raportimeve, vetëm gjatë ditës së djeshme, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 120 prej tyre kanë pasur shqetësime të lidhura me ushqimin.

Lexo Edhe:

Pacientët janë paraqitur me simptoma të tilla si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

Mjekët rekomandojnë që gjatë festave të konsumohen ushqime të lehta, të shmanget ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave dhe të pihet sa më shumë ujë për të shmangur problemet shëndetësore.