string(72) "rruga-qe-lidh-fshatrat-e-rugoves-e-pakalueshme-flasin-nga-komuna-e-pejes"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2021 10:29

Rruga që lidh fshatrat e Rugovës e pakalueshme, flasin nga komuna e Pejës

Lajme

Gazeta Express

27/04/2021 10:29

Rruga që lidh fshatrat Llutovë dhe Pepaj  në Rugovë të Pejës është bërë e pakalueshme. Asfalti që është ndërtuar vitin e kaluar, është dëmtuar dhe kësisoj banorët e këtyre fshatrave nuk mund të kalojnë me mjetet e tyre. nga komuna e Pejës thonë se dëmtimet në këtë rrugë do të sanohen gjatë muajit maj, shkruan Express

Është ndërtuar vitin e kaluar, por rruga që lidh fshatrat Llutovë dhe Pepaj të Rugovës, është bërë e pakalueshme.

Lexo Edhe:

Banorët kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale, duke shfaqur gjendjen e kësaj rruge.

Nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani, ka thënë për Gazetën Express se deri te kjo gjendje e rrugës ka ardhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë vjeshtës së vitit të kaluar dhe atyre në fillim të këtij viti.

“Dje e kemi inspektuar edhe vetë. Për shkak të reshjeve që ishin në vjeshtë të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, sasia e madhe e ujit ka bërë që të ketë rrëshqitje”, ka deklaruar Asllani.

Asllani tha se ende nuk është bërë pranimi teknik i kësaj rruge dhe për t’u bërë një gjë e tillë, operatorit i duhet t’i sanojë dëmtimet.

“Ende s’është ëbrë pranimi teknik. Operatori është i obliguar ta kthejë në gjendjen që ka qenë që të bëhet pranimi teknik. Ende ka borë në atë anë, shpresojmë se nga mesi i majit kur të përmirësohen kushtet klimatike kjo rrugë do të ndreqet”, ka deklaruar Asllani./Express/

Pamje të rrugës: