14 të vdekur nga shembja e një pallati në Egjipt - Gazeta Express
string(48) "14-te-vdekur-nga-shembja-e-nje-pallati-ne-egjipt"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2024 10:02

14 të vdekur nga shembja e një pallati në Egjipt

Lajme

Gazeta Express

03/07/2024 10:02

Të paktën 14 të vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci nga shembja e një blloku apartamentesh në provincën e Assiut, në pjesën jugore të Egjiptit.

Ndërtesa trekatëshe u shemb të hënën në rrethana ende të pashpjegueshme dhe ekipet e shpëtimit kërkuan për njerëzit e bllokuar në rrënoja për më shumë se 24 orë.

Lexo Edhe:

Guvernatori i provincës, Essam Saad, ka vizituar vendin e tragjedisë dhe ka kërkuar nga agjencitë përkatëse që të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të paguar sa më shpejt dëmshpërblimet dhe për të mbështetur të lënduarit dhe familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

Ai siguroi se do të ngrihet një komision i posaçëm për të hedhur dritë mbi shkaqet e shembjes.

Shtëpitë fqinje u kontrolluan për të vërtetuar sigurinë e tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij, në të cilin theksohet se disa objekte që u konstatuan se kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga shembja e pallatit trekatësh janë evakuuar për arsye paraprake.