string(80) "150-dite-izolim-te-gjestit-vjen-nje-video-emocionale-ne-instagramin-e-kengetarit"

Yjet

Gazeta Express

19/03/2025 22:17

150 ditë izolim të Gjestit – vjen një video emocionale në Instagramin e këngëtarit

Yjet

Gazeta Express

19/03/2025 22:17

Reperi dhe solo këngëtari Gjesti ka thyer çdo rekord të mundshëm te të qëndruarit në shtëpinë e Big Brother, derisa sot ai ka hyrë në ditën e tij të 150 të izolimit

Për këtë, administratorët e profilit të Gjestit kanë postuar një video e cila paraqet momente emocionale – të mira e të këqija – të fenomenit të këtij viti.

Lexo Edhe:

“150 ditë izolim, 150 ditë mes sfidave, të qeshurave, lotëve dhe momenteve te paharrueshme”, thuhet fillimisht në këtë postim.

“Nuk ka qenë e lehtë. Ditë të gjata e net pa gjumë, emocione që veç ai dhe Zoti i dinë. Por ne çdo moment, në çdo beteje, në çdo të mirë e çdo të keqe ju keni qenë aty”.

“Nga Kosova, Shqipëria, Diaspora dhe çdo cep i botes ku rreh një zemër qe mbështetë Gjestin, FALEMINDERIT! Mirënjohje pafund🙌”.

Kujtojmë se Gjesti në këto 150 ditë është paraqitur me të gjitha ngjyrat e tij në Big Brother – filloi një lidhje në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova derisa para gjysmëfinales u eliminua – nga shumë kush u gjykua si largim i padrejtë.

Pas 24 ore ai kaloi në Big Brother VIP Shqipëria, e ku është duke qëndruar atje për më shumë së dy muaj.

Nëse ai do të qëndrojë edhe në Shqipëri, i bie që Gjesti të jetë i izoluar për më shumë së 170 ditë ose afër 180 ditë apo plot një muaj. /GazetaExpress/.