Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
“Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO”, theksoi Begaj.
Në këto 16 vite, theksoi Kreu i Shtetit, “Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e Aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s”.
“Shqipëria do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euroatlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.