string(40) "160-stacione-plazhi-ne-lezhe-pa-vrojtues"

Shqiperi

Gazeta Express

03/06/2022 19:09

160 stacione plazhi në Lezhë pa vrojtues

Shqiperi

Gazeta Express

03/06/2022 19:09

Megjithëse jemi zyrtarisht në sezonin turistik, mungesa e vrojtuesve në stacionet e plazheve vijon të mbetet problem. Nga 240 stacione plazhi në vijën bregdetare të Lezhës, vetëm 80 prej tyre janë të pajisura me vrojtues, duke plotësuar kështu vetëm 1/3 e numrit të nevojshëm.

Mbetemi në nivelin e një viti me parë dhe shihet një frenim i të rinjve për t’u bërë vrojtues”, u shpreh zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Vrojtuesve.

Lexo Edhe:

Sipas tij në vijim do të ketë kontrolle në mënyrë që ata vrojtues që janë të gjenden në vendin e punës.

Ai iu bëri thirrje edhe bizneseve të jenë më të ndjeshëm, pasi duke pajisur stacionet e plazheve me roje bregdetare të licensuar, garantojnë edhe jetën e pushuesve që janë kliente të tyre.

Mungesa e vrojtuesve të plazhit në sezonet e kaluara ka qenë një problem shqetësues, pasi nuk janë të pakta rastet kur pushuesit humbin jetën, ndërsa edhe këtë sezon duket se situata nuk ka ndryshuar shumë.