Në skenën e Apartmant Pejton, sonte do të bëhen bashk emrat e 5 artistëve & bendeve që ta kremtojnë 17 vjetorin e Apartment.
I ndodhur në Pejton, Apartment 197 është vendi ku mund të kaloni kohën tuaj nën një atmosferë Londineze. Jo rastësisht, pjesa më e madhe e Apartment është e mbuluar me banak ku ndodhet dhe arsenali i pijeve më ekskluzive dhe koktejet e shërbyer me plot mjeshtri.

Ndërkohë, porsa kanë përfunduar kohën e drekës, shefat e kuzhinës janë duke u bërë gati për natën e 17 vjetorit të Apartment.

Pjesa më e madhe e punës për kuzhinën tashmë ka perfunduar, pasi dreka është koha kur e gjithë energjia fokusohet në tavolinat që kan një klientelë të përzgjedhur.
Muzika Live
Është vendi i vetëm në Prishtinë që çdo natë sjellë muzikë Live, ndërsa po e vizitojmë Apartment 197 këtë ditëlindje, janë duke u bërë gati listat e këngëve që sonte do të interpretohen Live nga Denik Prizreni, Florent Abrashi, String String, Vesa Smolica dhe Egzon Pireci, mbrëmja fillon pas pak nga ora 20:00.

Sot, Apartment 197 është rritur në Rrugën B, duke u shndrruar në referencë për atmosferën më të bukur ndonjëherë. Mjafton të hyni në postimet e tyre në Facebook apo Instagram dhe knaqeni më atmosferën e IZI’S Apartment 197.
Në 17 vjetorin e Apartment 197, një falenderim nga IZI shkon për, siç dhe e potencon klientelën, janë klientët ata që e bëjnë Apartmentin vendin më të mirë si ditën ashtu dhe naten. Natyrisht, një klientelë e tillë meriton dhe stafin e përzgjedhur andaj dhe stafi jonë meriton një duartrokitje sonte edhe pse nuk shfaqen në skenë përfundon IZI që tashmë po bëhet gati për orën 20:00

17 vjet me Ju, Apartmant 197