string(105) "19-vjecari-ne-ferizaj-voziti-92-km-h-ne-zonen-40km-h-gjobitet-dhe-i-pezullohet-patente-shoferi-per-6-muaj"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 20:30

19-vjeçari në Ferizaj voziti 92 km/h në zonën 40km/h, gjobitet dhe i pezullohet patentë-shoferi për 6 muaj

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 20:30

Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar shoferin K. S., 19 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Policia njofton se ai po drejtonte një veturë VW Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h.

Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj.

Lexo Edhe:

Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

“Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406″, thuhet në njoftimin e policisë.