string(55) "21-vjecaren-nga-fushe-kosova-dyshohet-se-e-dhunoi-hoxha"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2021 11:02

21-vjeçaren nga Fushë Kosova dyshohet se e dhunoi “hoxha”

Lajme

Gazeta Express

18/05/2021 11:02

Të hënën në Fushë Kosovë është arrestuar një person, nën dyshimet se ka dhunuar një 21-vjeçare

Burime të Express brenda Policisë së Kosovës kanë njoftuar se personi i arrestuar është R.S., i cili është prezantuar si hoxhë.

Lexo Edhe:

Viktima është e moshës 21-vjeçare, ndërkaq rasti dyshohet se ka ndodhur në një banesë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku viktima ka deklaruar se ka shkuar për të kërkuar trajtim mjekësor.  

Ndërkaq lidhur me këtë rast, është raportuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.  

“Rr. Nëna Terezë , Fushë Kosovë, maj 2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë./GazetaExpress/