string(138) "24-vjetori-i-vrasjes-se-shaban-manaj-abdixhiku-dhimbja-mbetet-e-njejte-pa-zbardhjen-e-motivit-dhe-denimin-e-atyre-qe-kryen-kete-akt-barbar"

24 vjetori i vrasjes së Shaban Manaj, Abdixhiku: Dhimbja mbetet e njëjtë pa zbardhjen e motivit dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 9:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar intelektualin dhe veprimtarin Shaban Manaj, në 24 vjetorin e vrasjes.

Abdixhiku ka thënë se avokati Manaj punoi pa ndalur krah Presidentit Rugova, duke mbetur në histori për veprimtarinë e tij të paharrueshme ndërgjenerata

Lexo Edhe:

“Edhe pas 24 viteve, dhimbja mbetet e njëjtë për familjen Manaj, Lidhjen Demokratike dhe gjithë bashkëpunëtorët e Shaban Manajt pa zbardhjen e motivit dhe rrethanave të vrasjes së tij, si dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Shaban Manaj.”, ka thënë Abdixhiku.