string(50) "289-kadete-policore-nenshkruajne-kontratat-e-punes"

289 kadetë policorë nënshkruajnë kontratat e punës

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 11:44

Kadetët e gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës sot kanë nënshkruar kontratat e punës.

“Me datën 4 prill 2025, në ambientet e Policisë së Kosovës, pas përfundimit të të gjitha fazave të testimeve, u bë nënshkrimi i kontratave për marrëdhënie pune për kadetë policorë, respektivisht për gjeneratën e 62-të të PK-së”, njoftoi policia.

Lexo Edhe:

Policia e Kosovës tha se kjo gjeneratë pritet që trajnimin themelor ta fillojë me datën 07.04.2025 në përbërje prej gjithsej 289 kadetë policorë, duke përfshirë diversitetin multietnik./Express/