34 vjet nga hyrja në ambasada, rreth 5 mijë shqiptarë mposhtën frikën dhe sfiduan diktaturën - Gazeta Express
string(91) "34-vjet-nga-hyrja-ne-ambasada-rreth-5-mije-shqiptare-mposhten-friken-dhe-sfiduan-diktaturen"

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2024 19:21

34 vjet nga hyrja në ambasada, rreth 5 mijë shqiptarë mposhtën frikën dhe sfiduan diktaturën

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2024 19:21

2 korriku i vitit 1990 është për shqiptarët dita e rrëzimit të murit të tyre të Berlinit.

5.200 qytetarë sfiduan diktaturën dhe hynë brenda ambasadave gjermane, franceze, italiane dhe greke ngjarje kjo që tronditi ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër regjimin komunist.

Lexo Edhe:

Ishte dhe mbeti një akt i pashoq guximi dhe vetmohimi. Frika ishte mposhtur, së bashku me të dhe diktatura.

Revolta e mijëra shqiptarëve të cilët brenda një dite hynë nëpër ambasada duke kërkuar strehim politik për ti ikur regjimit, tregoi se diktatura komuniste nuk mund mbijetonte gjatë.

Momenti më i bujshëm i atij 2 korriku  ishte veprimi i Ylli Bodinakut i cili çau me kamion murin e ambasadës gjermane. Bodinaku kishte marrë me vete gruan, dy djemtë si dhe miq e të afërm  dhe me kamionin e tipit Skoda hyri brenda ambasadës për të kërkuar strehim politik.

Pas tij dhjetëra qytetarë hynë brenda ambasadës gjermane në përpjekje për ti ikur tmerrit komunist. Me ndërhyrjen e diplomatëve dhe pas disa ditë  negociatash  edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Peres de Kuilar, diktatura komuniste u dorëzua dhe lejoi largimin e qytetarëve shqiptarë drejt vendeve në ambasadat e të cilave ata kishin kërkuar strehim politik. 5 muaj më vonë, në 8 dhjetorin e vitit 1990  do të ishin studentët ata që do të ngriheshin në protesta duke rrëzuar pas më shumë se 4 dekadash diktaturën komuniste.