41 milionë euro për një 18-vjeçar, Tottenham prezanton mesfushorin - Gazeta Express
string(65) "41-milione-euro-per-nje-18-vjecar-tottenham-prezanton-mesfushorin"

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 14:17

41 milionë euro për një 18-vjeçar, Tottenham prezanton mesfushorin

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 14:17

Archie Gray është lojtari më i ri i Tottenham.

18-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar me Leeds, duke luajtur në 47 ndeshje.

Lexo Edhe:

Mesfushori, i cili ka luajtur me të gjitha skuadrat e moshave të Anglisë është prezantuar këtë të martë nga “Spurs”, të cilët besojnë se Gray është lojtari i së ardhmes.

41.25 mln euro shpenzoi Tottenham për të marrë shërbimet e 18-vjeçarit, i cili ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me londinezët deri në verën e vitIT 2030.

Archie Gray është formuar si futbollist tek Leeds, por i mjaftoi vetëm një sezon në Championship për të treguar vlerat e tij.

Gray do të kërkojë që të përshtatet sa më parë tek skuadra e Tottenham e të japë kontributin e tij, në mënyrë që “Spurs” të jenë konkurrues.

Sezonin e shkuar, Tottenham e mbylli në vendin e pestë dhe në sezonin e ri do të marrë pjesë në Europa League, duke qenë se Premier League e humbi vendin e skuadrës së pestë që shkon në Champions.